Aktualitet

Mot i kthjellët dhe temperatura deri në 36°C, parashikimi për sot

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të larta në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 15°C deri në 36°C.

7 Korrik 2023, 07:20 Nga A.B
Mot i kthjellët dhe temperatura deri në 36°C, parashikimi për
Moti

TIRANË- Orët e paradites vijojnë nën ndikimin e motit të kthjellët dhe temperaturave të larta në të gjithë vendin por duke ju afruar pasdites priten kalim i vranësirave në të gjithë zonën malore duke rrezikuar reshje të izoluar shiu në eksremin verilindor. Parashikohet që në mbrëmje dhe gjatë natës të këtë largim të vranësirave nga zonat malore duke bërë që i gjithë territori i Shqipërisë të dominohet nga moti i kthjellët.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të larta në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 15°C deri në 36°C. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi kryesisht Verior, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë./Dosja.al

moti

Sondazh

Poll