Aktualitet

Kush është fajtor për ftohjen e marrëdhënieve Kosovë-Shqipëri? Gazetari: Shqiptarët i njohin mirë legenat

9055 vota janë për Ramën, duke e cilësuar si fajtorin në raport me Albin Kurtin. Dhe vetëm një përqindje e vogël, aspak domethënëse, kanë votuar për Kurtin, duke ia atribuar fajet atij

6 Korrik 2023, 23:01 Nga m.s
Kush është fajtor për ftohjen e marrëdhënieve
perplasja Kurti-Rama

TIRANË- Marrëdhënia e ftohur mes Ramës e Kurtit ka marrë vemendjen në Shqipëri, Kosovë e më gjerë. Mbrëmjen e sotme, kreu i qeverisë shqiptare foli ‘pa doreza’ në lidhje me raportin që ka me kryeministrin Kurti, ku nuk nguroi se edhe i ka shkruar, por nga ana tjetër nuk ka ardhur një përgjigje.

Ai përcolli mesazhe të forta të ‘pajtimit’ e komunikimit të ndërsjelltë mes palëve, dhe se ka dashur edhe më parë një takim, pas anulimit të dy mbledhjeve, por nuk është zhvilluar për shkak të impenjimeve të Kurtit. Në një sondazh që është bërë në lidhje me këtë çështje, ku pyetja e parashtruar ishte: Kush është fajtor për ftohjen e marrëdhënieve Kosovë-Shqipëri, duket se shumica e qytetarëve kanë vetëm një emër, dhe ai është Edi Rama.

Më konkretisht 9055 vota janë për Ramën, duke e cilësuar si fajtorin në raport me Albin Kurtin. Dhe vetëm një përqindje e vogël, aspak domethënëse, kanë votuar për Kurtin, duke ia atribuar fajet atij. Janë 1234 qytetarë të cilët ndajnë qëndrimin se mes dyshes, Kurti është përgjegjës. Këtë tabelë e ka shpërndarë në rrjetin social gazetari Bledian Koka, i cili shkruan:

“Pirdhu ne Beograd tani!

88% e 10 mije votuesve e shohim Edi Ramen si fajtor te ftohjes se marredhenieve Kosove-Shqiperi!

p.s...shqiptare e Kosoves i njohin bash mire legenat!”.

albin kurti edi rama

Sondazh

Poll