Aktualitet

Ndotje akustike dhe bllokim aksesh, Shoqata e Operatorëve Turistikë kërkesë Ministrisë së Turizmit: Të ndërpriten punimet deri në 15 shtator

Operatorët turistikë kërkojnë ndërprerjen e punimeve në zonën bregdetare- turistike, akse të rëndësishme të bregdetit dhe në afërsi të strukturave të akomodimit të pushuesve, pasi punimet pa kritere janë bërë pengesë për ushtrimin e aktivitetit turistik

6 Korrik 2023, 21:02 Nga m.s
Ndotje akustike dhe bllokim aksesh, Shoqata e Operatorëve Turistikë
foto ilustruese

Shoqata e Operatorëve Turistikë për jugun, i ka bërë kërkesë Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit dhe bashkive Vlorë, Himarë dhe Sarandë që të ndërpriten punimet në ndërtim gjatë sezonit turistik, pasi pushuesit kanë ankesa të vazhdueshme.

Në deklaratën për media thuhet se në të gjithë territorin e këtyre bashkive, mjete të tonazhit të rëndë shkaktojnë ndotje akustike dhe mjedisore, dhe shpesh bëhen pengesë për zhvillimin e aktivitetit normal turistik në territor.

Operatorët turistikë kërkojnë ndërprerjen e punimeve në zonën bregdetare- turistike, akse të rëndësishme të bregdetit dhe në afërsi të strukturave të akomodimit të pushuesve, pasi punimet pa kritere janë bërë pengesë për ushtrimin e aktivitetit turistik në këto bashki. Në emër të operatorëve turistik, Unioni Turistik dhe ATA, kërkon shtyrje ose ndërprerjen e punimeve për ndërtime gjithëfarëlloji në zonat turistike deri në 15 shtator, si dhe kufizimin e qarkullimit të mjeteve të tonazhit të rëndë në fashat e lejuara që parashikon ligji dhe jashtë akseve me qarkullim të lartë turistik.

Kërkesa

Drejtuar:  Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit;

Për Dijeni:Ministres,  Znj. Mirela Kumbaro;

Drejtuar: Bashkive:  Vlorë,  Himarë, Sarandë;

Në kuadër të përmirësimit  dhe mbarëvajtjes së sezonit turistik në jug të vendit, Unioni  Turistik Dega Vlorë &Sarandë dhe operatorët e turizmit që aderojnë në Shoqatën Shqiptare të Turizmit (ATA) dhe që ushtrojnë aktivitete në bashkitë Vlorë- Himarë -Sarandë kërkojnë nga autoritetet lokale dhe qendrore zbatimin dhe respektimin  e udhëzimit të përbashkët të ministrisë së Turizmit dhe Njësive të Qeverisjes Vendore, mbi kufizimet në zhvillimin  e punimeve për  vepra publike dhe private në zonën bregdetare dhe turistike përgjatë sezonit turistik 2023. Në të gjithë territorin e këtyre bashkive, mjete të tonazhit të rëndë shkaktojnë ndotje akustike dhe mjedisore dhe bëhën pengesë për zhvillimin e aktivitetit normal turistik në territor.

Operatorët turistik kërkojnë ndërprerjen e punimeve në zonën bregdetare/  turistike, akse të rëndësishme të bregdetit dhe /ose në afërsi të strukturave të akomodimit të pushuesve pasi punimet pa kritere dhe kufizime janë bërë pengese për ushtrimin e aktivitetit turistik në këto bashki. Punimet në pikun e fluksit të pushuesve dëmtojnë drejtpërsedrejti bizneset në këtë fushë si dhe imazhin e qyteteve në përgjithësi.

Në emër të operatorëve turistik, Unioni Turistik dhe ATA, kërkon shtyrje ose ndërprerjen e punimeve për ndërtime gjithëfarë lloji në zonat turistike deri në 15 shtator si dhe kufizimin e qarkullimit të mjeteve të tonazhit të rëndë në fashat e lejuara orare që parashikon ligji dhe jashtë akseve me qarkullim të lartë turistik. Unioni turistik fton të gjithë institucionet vendore dhe qëndrore të bashkëpunojnë për të krijuar një klimë më konstruktive për pushuesit dhe ofruesit e shërbimeve në jug të vendit.

operatorët turistik sezoni veror pushuesit

Sondazh

Poll