Politike

Tensione në Kuvend/ Deputeti i PD shtyn gardën: Kam 2 orë që kam bërë pyetjen, unë s'do shpik raketën

Garda u afrua deputetit të PD për ta penguar të afrohet te ministri Manja.

6 Korrik 2023, 20:26 Nga A.B
Tensione në Kuvend/ Deputeti i PD shtyn gardën: Kam 2 orë që
Asllan Dogjani

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Asllan Dogjani u revoltua sërish në seancën plenare. Në fund të fjalës së ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja, dy deputetët që kishin dorëzuar pyetje me shkrim ishin pikërisht Dogjani dhe deputetja Dhurata Çupi.

Nënkryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj bëri një ndërhyrje duke thënë se në momentin e dorëzimit të pyetjeve në mënyrë zyrtare dy deputetët në fjalë nuk ishin të pranishëm në sallë. Kjo e revoltoi Dogjanin i cili u drejtua drejt foltores. Garda u afrua drejt tij për ta penguar të afrohet te ministri Manja.

Replikat

Ermonela Felaj: Nuk ju është hequr asgjë në mënyrë të padrejtë.

Asllan Dogjani: Kam dy orë që kam bërë pyetjen me shkrim. Unë nuk do shpik raketën.

asllan dogjani seance plenare 6 korrik 2023

Sondazh

Poll