Aktualitet

“S’ia kanë haberin fare”, Fuga: Iniciuesin e pr.ligjit e kanë mashtruar, Gjermania mjaftohet me listën e notave

Akademiku Artan Fuga thotë se mbajtja e diplomës së studentëve të Mjekësisë, nuk është një zgjidhje dhe se ligjvënësit duhet ta kuptojnë këtë pasi ka edhe alternativa më të mira

6 Korrik 2023, 18:49 Nga m.s
“S’ia kanë haberin fare”,  Fuga: Iniciuesin e pr.ligjit e
Artan Fuga

TIRANË- Akademiku Artan Fuga thotë se mbajtja e diplomës së studentëve të Mjekësisë, nuk është një zgjidhje dhe se ligjvënësit duhet ta kuptojnë këtë pasi ka edhe alternativa më të mira. Studentët zhvilluan edhe një protestë sot, duke kundërshtuar vendimin që detyron studentët e Mjekësisë, të punojnë deri në 5 vite pas mbarimit të studimeve në vend.

Postimi i plotë

Une jam i bindur se mbajtja e diplomes pa dhene studenteve te Mjekesise nuk eshte nje zgjidhje, sikurse synon projektligji. Gjermania apo kushdo vend mjaftohet me listen e notave dhe konfrontimin e saj me numrin e provimeve dhe ben ekuivalentimin menjehere, u jep edhe diplomen gjermane. E sigurt!

Iniciuesin e projektligjit e kane mashtruar rende, dhe mire ja kane bere kur nuk ja ka haberin si funksionon sistemi perendimor.

Te vjen te qash, por edhe t'ja plasesh gazit.

E hedhin edhe ne gjyq ne Strasburg shtetin dhe marrin edhe demshperblim te majme.

Ligjvenesit duhet ta kuptojne kete, kjo nuk eshte zgjidhja. Ka zgjidhje shume me te mira, por kush pyet.

Le te jete atehere, ben edhe shume vape per te insistuar ne vogelsira te tilla cmendurake.

Nën thirrjet “Bashkohuni me ne”, “E duam Mjekësinë si gjithë Europa” apo dhe “Anuloni vendimin, zero kompromis!”, studentët marshuan sot drejt Kuvendit. Studentët e cilësojnë ligjin si një masë ekstreme që nuk duhet të miratohet në Parlament.

artan fuga

Sondazh

Poll