Politike

VIDEO/ ‘O tradhtar’- Ja si pritet Rama në Prishtinë, kryeministri 'vëzhgon' qytetarin

Rama ndaloi dhe e dëgjoi, e më pas vazhdoi në drejtim të Presidencës.

6 Korrik 2023, 18:30 Nga A.B
VIDEO/ ‘O tradhtar’- Ja si pritet Rama në Prishtinë,
Edi Rama

KOSOVË- Kryeministri Shqipërisë Edi Rama, ka nisur vizitën në Kosovë në kuadër të një turi ballkanik. Sapo Rama zbriti nga makina e tij për tu takuar me Presidenten Osmani, një qytetar e quajti tradhtar. Rama ndaloi dhe e dëgjoi, e më pas vazhdoi në drejtim të Presidencës.

Kryeministri  Edi Rama ka nisur sot turin e tij në Ballkan dhe ndalesa e tij e parë ishte Maqedonia e Veriut. Rama u takua me homologun e tij Dimitar Kovaçevski në selinë e qeverisë dhe më pas të dy zhvilluan një konferencë të përbashkët për median, aty ku Kovaçevski tha se procesi nuk ka përfunduar, pasi “Ballkani i Hapur” dha rezultate të prekshme.

Nga ana tjetër, kryeministri i Kosovës Albin Kurti refuzoi takimin me Ramën./Dosja.al

edi rama rama ne kosove

Sondazh

Poll