Politike

'Kam pasur përplasje me drejtorët'/ Deputetët e opozitës pyesin për emërimin e Pezës, Bungo: Nuk e di që ai ka portal

Ina Zhupa parashtroi një sërë pyetjesh ndaj Leka Bungos, duke i kujtuar se Peza ka në zotërim një portal.

6 Korrik 2023, 17:24 Nga m.s
'Kam pasur përplasje me drejtorët'/ Deputetët e
Leka Bungo

TIRANË- Në Kuvend ka patur përplasje të forta për emërimin e Alfred Pezës, drejtor i Përgjithshëm i Radio Televizionit Shqiptar, ku Këshilli Drejtues votoi me votim të fshehtë. Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa parashtroi një sërë pyetjesh ndaj kreut të Këshillit Drejtues të Radio Televizionit Shqiptar, Leka Bungo, duke i kujtuar se Peza ka në zotërim një portal.

Në kundërpërgjigje, Bungo tha se nuk ka qënë në dijeni, dhe se ai ka qënë deputet i PS-së tre legjislatura më parë, ndërsa ligji thotë se nuk duhet të jetë në dy legjislaturat e fundit.

Fjala e Bungos

Kam pasur përplasje me dy drejtorët.. Edhe ju më dhatë të drejtë se kanë dhënë dorëheqje 8 vetë, s’ua ka kërkuar njeri. Janë ata të kam cituar në Komisionin e Medias. A mbani përgjegjësi që keni shkelur ligjin? Po qe se do kishim shkelur ligjin, do mbanim përgjegjësi?

Duhet të kesh një armatë të plotë për të mësuar dokumentacionin e 2 mijë e ca portaleve. Unë nuk e di nëse ka portal. Kjo nuk varet personalisht nga unë, Peza e ka patur portalin. 

Unë them çfarë thotë ligji. Ku e mbështesni ju kërkesën? Ai thotë që Drejtori i Përgjithshëm, nuk duhet të ketë qënë deputet dy legjislatura më parë. Ligji thotë dy legjislaturat e fundit! Zoti Peza ka qënë deputet tre legjislatura më parë”.

leka bungo

Sondazh

Poll