Politike

RAPORTI 'hidh e prit' Kurti-Rama/ Ç'mendojnë qytetarët? Nota HUMORI: Me i kapë dytë e me i rrahë! Albini kollitet në shtëpi të vet

Një tjetër shprehet se kjo situatë duhet të kalohet dhe në mes të dyja vendeve të ketë raporte të shëndosha. 

6 Korrik 2023, 17:05 Nga a.l
RAPORTI 'hidh e prit' Kurti-Rama/ Ç'mendojnë
Qytetari

KOSOVË- Në kuadër të turit 2-ditor në Ballkan, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama pas Maqedonisë së Veriut, ndalesën e radhës e ka në Kosovë. Rreth një orë më parë ai u prit në Presidencë nga Presidentja Vjosa Osmani, ashtu siç ishte planifikuar, së bashku me kryeparlamentarin Glauk Konjufca. Edhe pse i ndan vetëm një godinë, numri një i qeverisë Shqiptare nuk mund të takohet me homologun e tij Albin Kurti, kjo për shkak të kushteve të vendosura më herët nga ky i fundit për takimin e tyre, zhvillimin e mbledhjes së përbashkët ndërmjet dy qeverive. 

Raporti mes liderëve në këto momente i ngjan si një topi 'hidh e prit'. Për situatën, një reagim ka ardhur edhe nga qytetarët e Kosovës.Të dy kryeministrat po fajësohen nga qytetarët, të cilët thonë se kjo do të ndikojë në raporte të tjera ndërkombëtare. Por, një pjesë e tyre po fajëson Ramën, duke u shprehur se “po përzihet” në punët e Kosovës.

NJëri prej tyre shprehet se fajin për këtë situatë e ka kryeministri shqiptar, Edi Rama, për të cilën vlerëson se nuk është duke dhënë kontribut pozitiv në situatën aktuale. Për më tepër, ai thotë se të dy liderët e Kosovës e Shqipërisë duhet të jenë bashkë. Raportet e Kurtit dhe Ramës, siç thotë ai, po e ndihmojnë Serbinë.

“Albini kollitet në shtëpi të vet”, thotë qytetari Avni Shabani, i cili komenton raportet e kryeministrit Albin Kurti dhe Edi Rama.

Ndërsa, një tjetër shprehet se kjo situatë duhet të kalohet dhe në mes të dyja vendeve të ketë raporte të shëndosha. 

Ka qytetarë të tjerë, të cilët e fajësojnë kryeministrin, Albin Kurti. Xhevdet Podrimaj kritikon kryeministrin për mungesë diplomacie në çështje vëllazërore.

Më i ashpër është Isuf Gashi, i cili vlerëson se raportet mes dy kryeministrave janë “si lojë fëmijësh”. Raportet jo të mira mes të dyja vendeve, Kenan Gashi vlerëson se do të ndikojnë negativisht në raportin ndërkombëtar. 

albin kurti

Sondazh

Poll