Aktualitet

Konflikt për guroren në Borizane/ Dhunohen me sende të forta dy persona, Maja: Ishin anëtarë të fisit Rraja

Banorët janë ankuar për guroren në zonë, për shkak të shqetësimeve që u ka shkaktuar, duke u dëmtuar edhe banesat.

6 Korrik 2023, 16:06 Nga A.B
Konflikt për guroren në Borizane/ Dhunohen me sende të forta dy
Ambulance

KRUJË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Borizanë të Krujës ku dy banorë janë dhunuar rëndë nga një grup personash. Bilbil dhe Jashar Maja, të cilët janë dhunuar me shkopinj siç thonë ata për 'Faxnews' nga persona që i përkasin fisit “Rraja”.

Banorët janë ankuar për guroren në zonë, për shkak të shqetësimeve që u ka shkaktuar, duke u dëmtuar edhe banesat. Njëri prej të plagosurve ndodhet në gjendje të rëndë.

'Po pinim kafe në autostradë, po bisedonim me minatorin e gurores për punën  e shtëpive, për këetë cështje kemi fol disa herë, na kanë bërë presione, kemi bërë denoncime në polici. Asnjë ndërhyrje nga shteti. Kemi takuar minatorin, kemi porosit kafen. Në atë moment erdhi një grup prej 10-15 personash, kanë ardhur me armë me shkopinj.Gjendja e kushëririt është e rëndë ka fraktura në kokë, katër herë i carë në kokë. Kanë qenë me armë e me shkopinj. Na kanë goditur me tytat e pistoletës. Kjo situatë ka 3 muaj. E di tërë shteti, na ka bërë presion kryetari. Nga shpërthimi na janë dëmtuar shtëpite.'- tha njëri prej të dhunuarve.



bilbil maja jashar maja

Sondazh

Poll