Aktualitet

Ndryshime në Kadastrën në Vlorë/ Largohet drejtori dhe shefi i legalizimeve, emërohet drejtoresha e re (EMRI)

Erdet Madi është larguar nga drejtimi i ASHK Vlorë dhe po ashtu është larguar edhe shefi i legalizimeve në këtë institucion.

6 Korrik 2023, 16:02 Nga A.B
Ndryshime në Kadastrën në Vlorë/ Largohet drejtori dhe shefi
Kadastra

VLORË- Ndryshime në Kadastrën e Vlorës. Pas kalimit të shërbimeve online, kanë ndodhur ndryshime në drejtuesit e institucionit. 

Erdet Madi është larguar nga drejtimi i ASHK Vlorë dhe po ashtu është larguar edhe shefi i legalizimeve në këtë institucion. Mandi qëndroi vetëm për disa muaj në krey të Kadastrës, ndërsa drejtimin e saj pritet ta marrë Ina Luci, e cila e ka drejtuar edhe më parë këtë institucion në vitit 2013-2014.

Kujtojmë se dy muaj më parë Drejtoria e Përgjithshme e Agjencisë Shtetërore e Kadastrës, kallëzoi penalisht me akuzën “Për shpërdorim detyre” në Strukturën e Posaçme Antikorrupsion dhe Krimit dhe të Organizuar (SPAK), tetë zyrtarë dhe ish zyrtarë të lartë të Drejtorisë Vendore të ASHK Vlorë, mes tyre edhe ish-drejtorin Erdet Mandin./Dosja.al

kadastra e vlores erdet madi ina luci

Sondazh

Poll