Politike

Ironia e Qorit ndaj qeverisë: Japim pasaporta diplomatike për trafikantët e drogës, lëvizja e lirë jashtë shtetit lejohet vetëm për të moshuarit

Kreu i “Lëvizjes Bashkë” Arlind Qori, ka listuar një sërë problematikash me të cilën hasen shqiptarët

6 Korrik 2023, 15:49 Nga DOSJA
Ironia e Qorit ndaj qeverisë: Japim pasaporta diplomatike për
Arlind Qori

TIRANË- Kreu i “Lëvizjes Bashkë” Arlind Qori, ka listuar një sërë problematikash me të cilën hasen shqiptarët. Ai e nis nga protesta e studentëve, largimi i kamarierëve dhe banakierëve në bregdet deri në shtator, marrja e pasaportave diplomatike për trafikantët e drogës etj. Me anë të një shkrimi ironik, Arlind Qori shprehet se qeveria ‘po bën çështë e mundur’ që shqiptarëve t'u mërzitet vendi tyre, e të gjejnë si të vetmen rrugëzgjidhje arratisjen jashtë territorit. Shkrimin e tij tejet thumbues e nis me një pyetje të kryeministrit, se si të ndalimin emigrimin e të rinjve, ndërsa thotë se lëvizja e lirë jashtë shtetit lejohet vetëm për të moshuarit mbi 70-vjeç.

Postimi i plotë

Si ta ndalim emigrimin e të rinjve? - pyet Edi Rama.

- Studentëve të mjekësisë nuk u japim diplomën pa punuar pesë vjet në shtet.

- Inxhinierët i tarifojmë 5000 euro sa herë kalojnë kufirin.

- Kamerierët, banakierët, recepsionistët dhe kuzhinierët i mbledh policia që qershor dhe i çon të punojnë në bregdet deri në shtator.

- Vendosim pasaportizimin e brendshëm për bujqit, që të mos largohen nga fshati pa lejen e patronazhistit.

- Japim pasaporta diplomatike për trafikantët e drogës, se janë të vetmit që duan t'i investojnë fitimet në Shqipëri.

- Lëvizja e lirë jashtë shtetit lejohet vetëm për të moshuarit mbi 70 vjeç.

 

Pak çaste më parë, Parlamenti miratoi që projekt-ligji për studentët e Mjekësisë të diskutohet me procedurë të përshpejtuar. Në votimin në Parlament, me 64 vota pro u vendos që ky diskutim të kalojë me procedurë të përshpejtuar, ndërsa 24 votuan kundër. Ka qenë opozita që kërkoi më shumë kohë për diskutime për këtë draft. Për të frenuar largimin e mjekëve të rinj nga Shqipëria, qeveria miratoi pr/ligjin që studentët e Mjekësisë të punojnë 5 vite në Shqipëri dhe më pas të marrin diplomën pasi të kenë përfunduar studimet.

Sondazh

Poll