Politike

'Akuza e prokurorisë IDIOTE'/ Lefter Koka: Proces i manipuluar, akuza pësoi mutacione për t'i qëndruar besnike kallëzimit të LSI

Koka ka hedhur akuza ndaj prokurorit duke thënë se Prokurori 40 fashikuj hetimor ku gjenden provat për pafajësinë e tij.

6 Korrik 2023, 15:13 Nga A.B
'Akuza e prokurorisë IDIOTE'/ Lefter Koka: Proces i manipuluar,
Lefter Koka

TIRANË- Ish-ministri Lefter Koka dha dëshminë e tij përballë GJKKO lidhur me akuzat për inceneratorin e Elbasanit. Ai i quan të gjitha akuzat që janë ngritur ndaj tij si një e vërtetë e thënë përgjysmë është e pavërtetë, ndërsa shtoi se i gjithë procesi është i manipuluar. Më tej ai theksoi se nuk i njeh pronarët e inceneratorëve duke thënë se këto të fundit kanë ardhur nga bota e biznesit.

Koka ka hedhur akuza ndaj prokurorit duke thënë se Prokurori 40 fashikuj hetimor ku gjenden provat për pafajësinë e tij.

“Një e vërtetë e thënë përgjysmë është e pavërtetë. Prokuroria u bazua tek kallëzimi LSI dhe për 2 vite nuk më mori në pyetje asnjëherë. Unë si ministër, Sekretari përgjithshëm dhe Komisioni kemi zbatuar me përpikmëri ligjin. Bëmë punën më të mirë dhe shërbyem me devotshmëri. Është kohë e vështirë që kërkon burra e burrni, unë si kam borxh askujt ta paguaj me lirinë time.  Akuza e prokurorisë është idiote.  Kam hyrë në politikë si biznesmen dhe s`më bëri politika biznesmen. Po kthehemi 45 vite para në proçeset e stisura të sistemit komunist. Është një alarm jo vetëm për mua por për të gjithë shoqërine. Ky proçes është i manipuluar fund e krye ,  besoj se e vërteta do të triumfoj. Nuk ekziston asnjë kontakt ose njohje me pronarët e inceneratorëve, ato nuk i solla unë por erdhën si propozim nga bota e biznesit.  Prokurori devijoi hetimet dhe fraksionojë dosjen për të mos zbuluar të vërtetën. Drejtësia më herët sesa vonë do të dalë. Intriga e këtij proçesi dashakeqës do të dalë dhe uroj të shërbejë për konsolidimin e mëtejshëm të reformës në drejtësi. Prokurori fshehu 40 fashikuj hetimor ku gjenden provat për pafajësinë time. Më janë vënë në dispozicion nga gjykata 1 javë më parë. Akuza pësoi mutacione për ti qëndruar besnike kallëzimit të LSI. Kurrë nuk i kam futur dorën në xhep dikujt”- tha ai.

Sot ka nisur seanca për inceneratorin e Elbasanit. Sot, që prej orës 09:00 në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Lefter Koka, nëpërmjet avokatëve të tij mbrojtës po lexon konkluzionet përfundimtare, pasi SPAK kërkoi 10 vite heqje lirie për të. Ndërsa për shkak se përfiton nga gjykimi i shkurtuar, do të dënohet me 6.8 vite burg./Dosja.al

lefter koka

Sondazh

Poll