Aktualitet

Vrasja e Florian Selimit në Fier/ Trupi i tij u gjet në kanal, Gjykata dënon me 19 vite burg dy autorët

Ngjarja ndodhi më 13 gusht të vitit 2019, në fshatin Sulaj të Fierit, ku 23-vjeçari u gjet i vrarë me thikë.

6 Korrik 2023, 14:09 Nga A.B
Vrasja e Florian Selimit në Fier/ Trupi i tij u gjet në kanal, Gjykata
Florian Selimi

FIER- Ditën e sotme është dhënë vendimi nga Gjykata e Fierit për vrasjen e 23-vjeçarit Florian Selimi në vitin 2019. Gjykata ka dënuar dy autorët Kiri Mernica dhe Sadri Selaci me nga 19 vite burg.

Ngjarja ndodhi më 13 gusht të vitit 2019, në fshatin Sulaj të Fierit, ku 23-vjeçari u gjet i vrarë me thikë. Trupi i tij ishte hedhur në një kanal dhe u gjet pas disa orësh kërkime. 23-vjeçari Florian Selimi ishte goditur me thikë në qafë dhe trupi i tij ishte tërhequr për disa metra nga vendngjarja.

Dukate Selimi nëna e Florian Selimit disa herë ka apeluar për drejtësi si në organet kompetente ashtu dhe në media./Dosja.al

florian selimi kiri mernica sadri selaci

Sondazh

Poll