Aktualitet

Procesi i Berlinit! Ambasadori gjerman: Qeveria shqiptare po merr seriozisht organizimin e samitit

Zingraf kërkon gjithashtu që vendet e Ballkanit Perëndimor të shfrytëzojnë mundësinë e Procesit të Berlinit dhe të mos i lejojnë vetes hapa pas.

6 Korrik 2023, 13:39 Nga f.i
Procesi i Berlinit! Ambasadori gjerman: Qeveria shqiptare po merr seriozisht
Peter Zingraf

KOLONJË- Ambasadori gjerman në Shqipëri Peter Zingraf nga Kolonja tha se qeveria shqiptare po i jep rëndësi dhe po bën të gjitha përpjekjet që procesi të ecë në rrugën e duhur, sa i përket organizimit të samit të Berlinit më 16 tetor në Tiranë.

Zingraf kërkon gjithashtu që vendet e Ballkanit Perëndimor të shfrytëzojnë mundësinë e Procesit të Berlinit dhe të mos i lejojnë vetes hapa pas.

Pronësia e këtij procesi që synon të marrë përsipër për këtë vit Shqipëria apo rajoni në tërësi mendoj që është diçka mjaft e rëndësishme dhe mendoj që është shprehje e iniciativës që ka ndërmarrë edhe kryeministri për tu takuar edhe me homologët e vetë në rajon. Mendoj që të gjitha përqendrimet edhe përpjekjet në këtë drejtim janë të duhura.  Gjermania është e angazhuar në të 6 vendet e ballaknit perëndimor, në funksion të zgjidhjes problemeve dhe proceseve që i përafrojnë ata. Unë jam këtu në Shqipëri me detyrën si ambasador në Shqipëri, për të folur për Shqipërinë. Megjithatë përsa i përket rajonit sigurisht që unë do të thoja se të 6 vendet e rajonit nuk do ti lejonin vetes hapa pas, sepse hapa të tillë pas duke konsideruar dhe gjendjen botërore do të ishin hapa negative.

Por mund të them që formimi i Procesit të Berlinit ka arritur shumëçka në këtë drejtim që prej vitit 2014, ka bërë që qeveritë mund të ulen në një tavolinë në mënyrë të rregullt dhe periodike, madje kjo është përsëritur dhe prej Rama në shumë raste dhe situata. Ndaj unë doja të thoja vetëm shfrytëzoheni këtë mundësi që jep procesi i Berlinit për të qenë sa më afër njëri tjetrit”, tha Zingraf.

peter zingraf peter zingraf ne shqiperi

Sondazh

Poll