Politike

Rama: Ballkanin e Hapur, 1000 herë të kthehesha pas, 1000 herë do e ribëja

Edi Rama tha se “Ballkani i Hapur” i ka bërë një shërbim të madh rajonit. Ndaj dhe ka bindjen që ka bërë një shërbim të mirë për vendin.

6 Korrik 2023, 13:10 Nga k.m.
Rama:  Ballkanin e Hapur, 1000 herë të kthehesha pas, 1000 herë
Pamje nga konferenca

SHKUP- Kryeministri i vendit, Edi Rama tha se është i bindur që ka bërë gjënë e duhur me nismën e “Ballkanit të Hapur”. Në fjalën e tij gjatë konferencës për shtyp me homologun e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, Rama tha se “Ballkani i Hapur” i ka bërë një shërbim të madh rajonit. Ndaj dhe ka bindjen që ka bërë një shërbim të mirë për vendin.

PJESË NGA KONFERENCA: 

A duhet të bëjmë një vëllazëri me të ashtuquajturin hasëm (Serbinë)?

Rama: Pyetjen e bën sikur kam bërë një faj nga i cili kam nxjerrë një mësim. Ballkanin e Hapur, 1000 herë të kthehesha pas, 1000 herë do e ribëja. Është një nga 72 iniciativat që ka në rajon. Çfarë e keqe i ka ardhur rajonit? Cilat janë të mirat? Merrni dhe shikoni shifrat e tregëtisë mes vendeve dhe mos harroni që çfarë është nuk zhbëhet. Nuk e kuptoj sesi ka dyshime për të kur faketet flasin qartë. Sa i përket vëllazërisë dhe gjakderdhjes, mendoj që është rruga më e gabuar e mendimit shqiptar. Të anatemojmë njëri-tjetrin për të zbuluar se kush është patrioti i vërtetë. Këto janë... Gjergj Fishta kishte një fjalë për to; dokrra hini. Për pjesën që ka të bëjë me Kosovën, do flas atje se do jem atje. Kush nuk ka marrë pjesë ka bërë gabim për vetën e tij, por nuk është Ballkani i Hapur gabim. 

edi rama turi i rames ne ballkan

Sondazh

Poll