Politike

A do takoheni me Albin Kurtin? Rama s'i përgjigjet gazetares maqedonase: Do e diskutojmë mes shqiptarësh. Kam shpresë që Albini nuk e ka harruar Kanunin

Pyetjes për takimin me kreun e Komunës së Tetovës, Bilal Kasami, Rama iu përgjigje me ironi. 

6 Korrik 2023, 13:06 Nga k.m.
A do takoheni me Albin Kurtin? Rama s'i përgjigjet gazetares
Edi Rama

MAQEDONI E VERIUT- Nga Shkupi, kryeministri Edi Rama tha se ende ka shpresë që do të arrijë ta takojë Kryeministrin e Kosovës Albin Kurti në Prishtinë. Në fjalën e tij, Rama i kujtoi Kurtit Kanunin, që edhe kur hasmi vjen në shtëpi, i hapet dera. E më pas, duke qeshur tha se çështjen nuk dëshironte që ta diskutonte me 'maqedonasit'. Ndërsa pyetjes për takimin me kreun e Komunës së Tetovës, Bilal Kasami, Rama iu përgjigje me ironi. 

PJESË NGA KONFERENCA: 

Koment për Albin Kurtit, edhe kryetari i BESA Bilal Kasami, dhe njëkohësisht kreu i komunës së Tetovës, të dy refuzuan takimin me ju?

Edi Rama: Unë si kam takuar takim! Ka menduar se do i takoj takim. Refuzim provokativ quhet ky. Kreu i Komunës së Tetovës, djalë i mirë. Nuk do e hiqja nga puna e Komunës, për Samitin e NATO-s.

A cënohet imazhi në rajon?

Rama: Do e trajtojmë mes shqiptarësh. Kam shpresë që Albini nuk e ka harruar kanunin, që kur të vjen edhe hasmi nuk i mbyllet dera pa mbaruar fjalën.

edi rama turi i rames ne ballkan

Sondazh

Poll