Politike

Samiti i Berlinit më 16 tetor në Tiranë, Rama: Shqipëria dhe RMV kanë linjëzim të plotë 100% me politikat e BE

Edi Rama tha se me homologun ka një dakordësi që nga Bashkimi Europian të kërkojnë më shumë mbështetje financiare për Ballkanin Perëndimor, sidomos për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Në fjalën e tij, Rama shtoi se më 16 tetor Shqipëria do të mikpresë samitin e Berlinit.

6 Korrik 2023, 12:59 Nga k.m.
Samiti i Berlinit më 16 tetor në Tiranë, Rama: Shqipëria dhe
Edi Rama

SHKUP- Në vizitën e tij në Shkup ku u prit nga kryeministri maqedonas Dimitar Kovaçevski, numri një i qeverisë shqiptare  Kryeministri Edi Rama tha se me homologun ka një dakordësi që nga Bashkimi Europian të kërkojnë më shumë mbështetje financiare për Ballkanin Perëndimor, sidomos për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Në fjalën e tij, Rama shtoi se më 16 tetor Shqipëria do të mikpresë samitin e Berlinit. Gjithashtu ai foli për një takim informal në Tiranë ku pritet të kenë prezentë dhe miq të Bashkimit Europian dhe liderat e rajonit.

"Do punojmë me kancelarinë në Berlin dhe po diskutojmë me Komisionin Europian në Bruksel. Kemi dakordësi të plotë jo thjeshtë në parim, por edhe nga ajo që buron nga realiteti i përditshëm i kësaj lagje që quhet Ballkan Perëndimor. Shqipëria dhe RMV kanë një bilanc me BE, jo vetëm sa i përket reformave, por linjëzimin e plotë 100% me politikat e BE. Kjo është një vlerë që ne mishërojmë dhe jo të gjithë e kanë 100%. Lajmi i mirë është se Komisioni siç e ka shprehur edhe presidentja Von der Leyen, po punon dhe së shpejti do të kemi një tjetër takim informal në Tiranë për të diskutuar konkretisht me planin. Na duhet ky plan dhe kjo mbështetje. Dhe e meritojmë që të mos shihemi thjeshtë si ata që duhet të bëjnë detyrat. BE ka nevojë për ne, sa kemi ne për BE. Samiti i NATO-s është temë tjetër që diskutuam. Së shpejti do të kemi një tjetër takim informal ku do të jenë prezentë miq të BE-së për të diskutuar konkretisht planin. Na duhet ky plan na duhet mbështetja dhe e meritojmë. Që të mos shihemi thjesht si ata që i bëjnë detyrat vetëm por dhe kontribuojnë. Sot më shumë se kurrë është e qartë se BE ka nevojë për ne siç kemi ne nevojë për ta,”-tha Edi Rama. 

 

edi rama

Sondazh

Poll