Politike

Berisha: Një përfaqësi e studentëve duan që të vijnë që të flasin në Komision. Nikolla ia rrëzon kërkesën: Jemi në temë tjetër tani

Ishte kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla ajo e cila i tha se kjo kërkesë nuk është futur në rendin e ditës.

6 Korrik 2023, 12:30 Nga k.m
Berisha: Një përfaqësi e studentëve duan që të
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha kërkoi nga Kuvendi që studentët që po protestojnë jashtë, të kenë të drejtën e fjalës në Kuvend. Mirëpo, kjo kërkesë nuk iu plotësua. Ishte kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla ajo e cila i tha se kjo kërkesë nuk është futur në rendin e ditës.

Berisha: Një përfaqësi e studentëve duan që të vijnë që të flasin në Komision. 

Nikolla: Është detyrë e Komisioneve që të diskutojnë për grupet e interesit. Jemi tërësisht në një temë tjetër. Nuk është futur sot në rendin e ditës, informohuni. Do operojnë me Komisionet.

/Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll