Politike

Berisha nuk kursehet ndaj Taulant Ballës: Të nxirrte sekretari i parë tek qershia, por mos më bëj ta them pjesën e dytë...

Në përgjigje të tij, Berisha tha se nuk e ka vizituar kurrë ish-diktatorin dhe ‘e kërcënoi’ që të mos e teprojë me deklaratat ose do i nxjerrë një histori që nuk është treguar më parë. Por nuk dha më tepër detaje.

6 Korrik 2023, 12:05 Nga k.m.
Berisha nuk kursehet ndaj Taulant Ballës: Të nxirrte sekretari i
Sali Berisha

TIRANË- Debat mes kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla dhe kryedemokratit Sali Berisha. Gjatë debatit në Kuvend për projektligjin për studentët e mjekësisë, Taulant Balla iu referua Sali Berishës si mjekun varkëtar të Enver Hoxhës. Në përgjigje të tij, Berisha tha se nuk e ka vizituar kurrë ish-diktatorin dhe ‘e kërcënoi’ që të mos e teprojë me deklaratat ose do i nxjerrë një histori që nuk është treguar më parë. Por nuk dha më tepër detaje.

"Parafolësi është një eksponent i botës së krimit, person që përfaqëson planet më mafioze të vendit. Person që në dosjen e Prokurorisë figurojnë dhjetra kilometra telefonata me vrasës, trafikantë, përdhunues. Mos prisni kurrë që kjo rracë e shpifur që ka pushtuar Kuvendin. Nuk e kam vizituar kurrë se nuk më ka kërkuar kurrë ta vizitojë. Të nxirrte sekretari i parë tek qershia, por mos më bëj ta them pjesën e dytë,"-tha Berisha.

seance plenare 6 korrik 2023 taulant balla sali berisha

Sondazh

Poll