Politike

Balla ngre zërin nga Foltorja e Kuvendit: Ligjin për mjekët do e kalojmë me 20 korrik. Kush do Gjermaninë, ta bëjë shkollën atje

Taulant Balla thotë se kundërshtari politik kërkon që Shqipëria të prodhojë mjekë për Gjermaninë dhe thekson se projektligji do të miratohet më 20 korrik.

6 Korrik 2023, 12:01 Nga k.m.
Balla ngre zërin nga Foltorja e Kuvendit: Ligjin për mjekët do e
Taulant Balla

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i është përgjigjur kryedemokratit Sali Berisha. Këtij të fundit iu referua si mjeku varkëtar i Enver Hoxhës që ka mbetur jetim se s’i shkon njeri nga mbrapa. Për thirrjet për protestë që bëri nga foltorja e Kuvendit, Balla thotë se kundërshtari politik kërkon që Shqipëria të prodhojë mjekë për Gjermaninë dhe thekson se projektligji do të miratohet më 20 korrik.

"Mjeku varkëtar i Enver Hoxhës, e siç e thashë në mëngjes, mjafton që të bëhen 10-15 veta për një protestë. Ky ligj që u vendos mëngjesin e kësaj seance plenare, tregon diferencën e madhe mes nesh dhe ju. Ne themi që të shkojmë tek koeficienti i vendeve të OECD. Nuk e arrin dot që ne të kemi një pagë si Italia për një mjek specialist. Interesi publik është kujdesi për shëndetin e qytetarëve duhet t'i garantojmë qoftë banorëve të Viçidolit, qoftë atyre të Kostenjës, shëndet, ndaj duhet mjeku dhe infermierja. Ne themi duhet të prodhojmë mjekë për Shqipërinë. Të garantojmë interesin publik. Ky projektligj do të kthehet në ligj më 20 korrik. Dhe unë ende besoj dhe shpresoj që mes deputetëve të opozitës të ketë ende nga ata që të mos bjerë pre e kësaj maskarade. Do të shkosh, paguaj diferencën. Do zgjedhësh të bëhesh mjek për Shqipëri, nëse do të bëhet për Gjermaninë, shko bëje shkollën atje,"-tha Taulant Balla.

taulant balla seance plenare 6 korrik 2023

Sondazh

Poll