Aktualitet

Studentët e mjekësisë protestojnë para Kuvendit: Anuloni vendimin! Po përdoremi si kavie eksperimentale

6 Korrik 2023, 11:49 Nga f.i
Studentët e mjekësisë protestojnë para Kuvendit: Anuloni
studentët në protestë

TIRANË- Studentët e Mjekësisë protestojnë para Kuvendit për të kundërshtuar pr/ligjin e qeverisë e cila kushtëzon diplomimin me një punësim të detyruar aty ku e cakton shteti. Ata thonë se po përdoren "kavie eksperimentale".

Studentja: Unë nuk dua të largohem por nuk dua që punësimi im të jetë i detyruar aty ku do shteti. Po na merret peng Diploma. S’mund të jemi peng i shtetit dhe të duhet të shkojmë atje ku na caktojnë. Kjo do të thotë që kthehemi pas në kohë dhe nuk jemi më në demokraci.

Nëse shohim që ky pr/ligj do të bëhet ligj për 15 ditë jemi gati të shkojmë drejt bojkotit të vitit të ardhshëm. Nuk mund të jemj dakord për pengmarrjen. Po shkojmë para kuvendit pasi ata po marrin vendime pa na pyetur ne. Nuk pr/ligj nuk është diskutuar me ne.

Rreth orës 10:30 studentët e Mjekësisë u mblodhën para rektoratit të UMT-së për të vijuar më pas marshimin drejt Kuvendit e më pas drejt Ministrisë së Arsimit, pasi kundërshtojnë projektligjin të prezantuar nga Këshilli i Ministrave lidhur me punësimin e detyruar. 

protesta e studenteve te mjekesise

Sondazh

Poll