Politike

Pr.ligji për studentët e Mjekësisë, Berisha nga Kuvendi: Ia keni marrë hua Kubës

Në fjalën e tij në Kuvend i bën thirrje studenteve të fakulteteve të tjera dhe prindërve që të mbështesin protestën e studentëve të mjekësisë.

6 Korrik 2023, 11:44 Nga k.m.
Pr.ligji për studentët e Mjekësisë, Berisha nga Kuvendi: Ia
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha e cilëson ndëshkim për studentët projektligjin e qeverisë që të bëjnë 5 vite punë për të marrë diplomën e mjekësisë. Në fjalën e tij në Kuvend i bën thirrje studenteve të fakulteteve të tjera dhe prindërve që të mbështesin protestën e studentëve të mjekësisë. Ndërsa shtoi se projektligji është huazuar nga Kuba dhe po implementohet edhe në Shqipëri. 

"Ndërkohë që po flas, para Parlamentit kanë ardhur në një protestë të ligjshme, studentët e Fakultetit të Mjekësisë. Ju me procedurë të shpëjtuar keni sjellë këtu për të kaluar gjysmë fshehta një ligj i cili ndëshkon çdo student, çdo të ri që ëndërron të diplomohet mjek në këtë vend. Me këtë ligj në fakt ju shkatërroni edhe bastionin e fundit të këtij sistemi jetik për qytetarët shqiptarë. Shkatërroni fakultetin e Mjekësisë. Ky ligj i marrë hua nga Kuba aktuale, bëhet gjoja në mbrojtje të shërbimit publik për qytetarët. Ai ka në themel vjedhjen e shumave kolosale që iu bëni. KLSH faktoi se vetëm në një vit, keni vjedhur dhe shpërdoruar 138 mln lekë. Në vitet e mia studenteske, kishim detyrim që të shkonim 3 muaj ushtarë. I bëj thirrje gjimnazistëve në radhë të parë që të ngriheni në protestë ndaj këtij sistemi që të shkërrmoqë ëndrrat tuaja. I bëj thirrje studentëve të univeristeteve të tjera që t'u bashkohen se kauza e tyre është e drejtë. T'u bashkohen edhe prindërit. Nuk ka atentat më të rëndë ndaj lirisë së zgjedhjes. Ndodh sepse keni zgjedhur 138 mld në një vit. Në vend se të mendoni të kundërtën, caktoni rroga të mëdha për vendet e larta. 2-3fishoni rrugat e mjekëve. Jepini vendit sistemin që meriton. E keni mirë ju sepse nuk mjekoheni në spitalet tona. Nuk doni t'ja dini për përkeqësimin e kushteve dhe thoni hajde bëjmë ligjin për studentët për të ndëshkuar të drejtën e zgjedhjeve. Kërkoj tërheqjen e atij ligji,"-tha Berisha

sali berisha seance plenare 6 korrik 2023

Sondazh

Poll