Politike

Kanabisi & studentët e Mjekësisë, Tabaku: E pamundur të diskutohen projektligje kaq të rëndësishme në 2 javë

Jorida Tabaku tha se kjo çështje nuk zgjidhet me forcë dhe as me diskutim të përshpejtuar.

6 Korrik 2023, 11:11 Nga k.m.
Kanabisi & studentët e Mjekësisë, Tabaku: E pamundur të
Jorida Tabaku

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku foli për projektligjin për mbajtjen e diplomës për 5 vite të studentëve të Mjekësisë. Në fjalën e saj në Kuvendin e Shqipërisë, Tabaku tha se kjo çështje nuk zgjidhet me forcë dhe as me diskutim të përshpejtuar. Tabaku, duke iu referuar projektligjit për kanabisin mjekësor dhe projektligjit për studentët e mjekësisë, thotë se s’mund të shqyrtohen për 2 javë.

"Më vjen mirë që ka një problem me mjekët që largohen. Më në fund qeveria e sheh situatën dramatike për mjekët që largohen por kjo s’ndryshohet me forcë. Reforma e arsimit të lartë ka treguar si ka dështuar. Reforma që s’kanë gjithëpërfshirje. Ky diskutim duhet të zgjasë në kohë. Seanca është e ngjeshur. Nëse dal nga procedura më ndërpri fjalën siç e ke zakon. Është e pamundur që parlamenti në 2 javë të diskutojë ligje shumë të rëndësishme. Komisioni i Shëndetësisë duhet të futet patjetër në diskutime në lidhje me këtë cështje. Është e pamundur të japim kontribut nëse sillet kështu parlamenti. Përndryshe miratojini siç keni bërë gjithmonë,"-u shpreh Tabaku. 

jorida tabaku seance plenare 6 korrik 2023

Sondazh

Poll