Politike

'Po nuk u gjet puna për 1 vit, merret diploma"/ Petrit Vasili: Si i keni bërë llogaritë?! Tërhiquni dhe na jepni kohë të gjejmë zgjidhje

Si një mjek në profesion, Vasili nga Kuvendi i Shqipërisë ka evidentuar problematikat e projektligjit.

6 Korrik 2023, 10:40 Nga k.m.
'Po nuk u gjet puna për 1 vit, merret diploma"/ Petrit Vasili: Si
Petrit Vasili

TIRANË- Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili është shprehur kundër projektligjit të qeverisë për studentët e mjekësisë që i detyron studentët e mjekësisë që të punojnë 5 vite me detyrim në vend dhe më pas të diplomohen. Si një mjek në profesion, Vasili nga Kuvendi i Shqipërisë ka evidentuar problematikat e projektligjit, ndërsa shtoi se shqetësimin më të madh ka dekurajimin e studentëve të ardhshëm që të shkojnë në këtë degë. 

“Ka 3-4 elemente që duhet të shihen. Nuk e zgjidh problemin kjo gjë. Kujtohet maxhoranca pas 10 vitesh dhe shpërbën sistemin universitar me atë guxim që se ka pasur as diktatura, këtu jemi në kufijtë e budallallëkut. Thoni që do u mbahet për 5 vite diploma. Si mund të trajtojë një të smëurë një mjek pa diplomë? Thoni që po nuk gjeti punë, mbas një viti e merrni diplomën. Si e llogarisni këtë? Tërhiquni nga kjo gjë dhe jepni kohë që të mos dekurajohen ata që duan të studiojnë në Mjekësi,"-tha Petrit Vasili.

petrit vasili seance plenare 6 korrik 2023

Sondazh

Poll