Politike

DEBAT për studentët e Mjekësisë/ Açka i përgjigjet Ballës: Përmirësojë Shqipërinë dhe nuk kanë nevojë studentët të ikin fare

Açka u përgjigj se ishte një vendim i saj, e jo sepse Shqipëria ishte një vend i mirë për të jetuar falë drejtimit të Partisë Socialiste.

6 Korrik 2023, 10:38 Nga k.m.
DEBAT për studentët e Mjekësisë/ Açka i
Flutura Açka

TIRANË- Deputetja Flutura Açka i është përgjigjur Taulant Ballës, teksa në Kuvendin e Shqipërisë diskutohej lidhur me çështjen e projektligjit për studentët e mjekësisë. Balla i përmendi kthimin e saj në Shqipëri nga Holanda, ndërsa Açka u përgjigj se ishte një vendim i saj, e jo sepse Shqipëria ishte një vend i mirë për të jetuar falë drejtimit të Partisë Socialiste.

"Zoti Balla merret me gjëra personale. Kur ka ardhur puna për shkollat që janë mbyllur, nuk ka qenë i shqetësuar zoti Balla. Kam ndenjur se ashtu e kam menduar unë, jo se e ke bërë ti Shqipërinë më të bukur. Thashë pse projektligji duhet të bëhet i përshpejtuar. Balla s’kam ndejtur në Shqipëri se e keni bërë ju më të bukur por se ashtu kam dashur unë.  Përmirësoje Shqipërinë dhe nuk kanë nevojë studentët të ikin fare,"-tha Flutura Açka.

flutura acka seance plenare 6 korrik 2023

Sondazh

Poll