Politike

Studentëve të Mjekësisë do u mbahet 5 vite diploma, Flutura Açka: Po shkelni të drejtat e njeriut!

Deputetja Açka tha se duhet konsultim më i gjerë publikisht për këtë masë dhe jo të kalojë për miratim me procedurë të përshpejtuar.

6 Korrik 2023, 10:22 Nga k.m.
Studentëve të Mjekësisë do u mbahet 5 vite diploma, Flutura
Flutura Açka

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka e ka konsideruar si një masë ekstreme dhe shkelje të të drejtave të njeriut, projektligjin për studentët e Mjekësisë. Në fjalën e saj në Kuvendin e Shqipërisë, deputetja Açka tha se duhet konsultim më i gjerë publikisht për këtë masë dhe jo të kalojë për miratim me procedurë të përshpejtuar.

"Sigurisht që duhen marrë masa që djemtë tanë të mos na ikin, por para se ta bëjmë këtë, ne duhet ta bëjmë Shqipërinë të dëshirueshme para se të kalojmë në masa ekstreme. Kjo është një masë shumë ekstreme. Nuk keni pse të nxitoheni. Nuk është konsultuar me grupet e interesit. Nuk e shoh të arsyeshme që të vijë në Kuvend me kaq nxitim. Në fillim mbaroni punët dhe pastaj merruni me studentet. Ndodh shkelja e të drejtave të njeriut, e pamundur që të vendosim me dhunë. Jam e sigurtë që studentët do të protestojnë. Edhe unë jam për të marrë masa që fëmijët të mos na ikin, por jo të tilla absurde. Në një takim me të huaj, një zonjë gjermane u ankua, i thashë i keni marrë studentët dhe mjekët. I thashë na ktheni paratë si shtet, kushdo që lidh kontratë. Jo të detyroni fëmijën që të jesh politikisht korrekt. Kjo është një masë ekstreme që i shkon për shtet politikave. Bëni një hap prapa dhe mos u nxitoni për këto masa drastike, sepse do të ketë pasoja. Do të ketë pasoja edhe për ju si maxhorancë,"-tha në fjalën e saj Flutura Açka.

flutura acka seance plenare 6 korrik 2023

Sondazh

Poll