Politike

Takim mes dy qeverive, ose asnjë "tête-à-tête"/ Rama e bën një hap pas, firmos 13 marrëveshje me Kosovën: Mbetem me shpresë, presim konfirmimin e Kurtit

Sipas Ramës, pas këtij veprimi ka “shpresë" për të zhvilluar një takim me homologun e tij, Albin Kurti pas "kushteve" që i vendosi ditën e djeshme për një takim së bashku.

6 Korrik 2023, 09:22 Nga k.m.
Takim mes dy qeverive, ose asnjë
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka bërë me dije se janë dorëzuar në ministrinë e Jashtme të Kosovës 13 marrëveshjet e mbledhjes së dy qeverive të firmosura nga pala shqiptare. Ndërsa shton se tashmë po pret firmosjen edhe nga pala e Kosovës. Sipas Ramës, pas këtij veprimi ka “shpresë" për të zhvilluar një takim me homologun e tij, Albin Kurti pas "kushteve" që i vendosi ditën e djeshme për një takim së bashku. 

Sipas kreut të qeverisë me kundërfirmosjen e palës kosovare ato hyjnë në fuqi menjëherë.

"Pas pak drejt Shkupit për të nisur vizitën dyditore në kryeqytetet e Ballkanit Perëndimor. Sot të mëngjes janë dorëzuar në ministrinë e jashtme në Kosovë të 13 marrëveshjet e mbledhjes së dy qeverive të firmosura nga ana jonë. Me kundërfirmosjen e palës kosovare ato hyjnë menjëherë në fuqi. Mbetem me shpresë se pas heqjes së merakut të shprehur publikisht nga KM Kurti për qytetarët e penguar të përfitojnë nga 13 marrëveshjet, do të kemi edhe konfirmimin e takimit me Albinin sot pasdite,"-shkruan Rama në rrjetet e tij sociale. 

Ndërkohë, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ka konfirmuar për mediat vendase se ka pranuar 13 marrëveshjet e përbashkëta Kosovë-Shqipëri, të cilat kryeministri Edi Rama njoftoi se i ka nënshkruar sot. “Ju njoftojmë se sot i kemi pranuar 13 marrëveshje nga Ambasada e Shqipërisë në Prishtinë”, thuhet në përgjigjen e MPJD-së.

Dje, Albin Kurti refuzoi takimin me kreun e qeverisë shqiptare duke u shprehur se nuk ka asnjë interes për bashkëbisedim nëse nuk zhvillohet mbledhja e qeverive, e cila u anulua në qershor për shkak të situatës në veri. Dje, Rama konfirmoi një takim me presidenten Vjosa Osmani dhe me opozitën në Kosovë, ndërsa sot duket se ka bërë lëvizjen e fundit për t'u pritur edhe nga Kurti. Kreu i qeverisë shqiptare do të nisë turin ballkanik në lidhje me procesin e Berlinit dhe të ardhmen e “Open Balkan”.

edi rama edi rama ne kosove

Sondazh

Poll