Politike

Rama nis turin ballkanik! Sot në Kosovë pritet nga Osmani (AXHENDA)

Presidenca e Kosovës ka njoftuar se takimi zhvillohet nga ora 16:00. 

6 Korrik 2023, 08:00 Nga f.i
Rama nis turin ballkanik! Sot në Kosovë pritet nga Osmani (AXHENDA)
Edi Rama

TIRANË- Me rastin e nisjes së turit të tij ballkanik në kuadër të përgatitjeve për Procesin e Berlinit, kryeministri Edi Rama do të jetë sot në Maqedoninë e Veriut dhe më pas do të shkojë në Kosovë, ku edhe do të kalojë natën.

Në Prishtinë, ai pritet të takohet me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeparlamentarin, Glauk Konjufca. Presidenca e Kosovës ka njoftuar se takimi zhvillohet nga ora 16:00.  Pas Kosovës, Rama do të udhëtojë drejt Bosnjës, pastaj në Mal të Zi si dhe e mbyll turin e tij në Serbi.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në faqen e tij zyrtare në Facebook, dy foto me agjendën e tij për datën 6 dhe 7 korrik.

edi rama ne kosove

Sondazh

Poll