Aktualitet

Gazetari Shaban Sulçe: Bashkia e Tiranës dyfishon masën e gjobave, gjobaxhinjtë në krye të detyrës

Gazetari Shaban Sulçe thotë se Bashkia e Tiranës po abuzon duke dyfishuar gjobat nga 10 në 20 mijë lekë, dhe kjo bëhet pa transparencë.

5 Korrik 2023, 23:01 Nga m.s
Gazetari Shaban Sulçe: Bashkia e Tiranës dyfishon masën e
gjoba nga policia

TIRANË- Gazetari Shaban Sulçe ka ngritur një shqetësim mbi vjedhjen e mashtrimin që bëhet haptazi lidhur me gjobat e parkimit. Në shenjë këmbane alarmi, ai thotë se Bashkia e Tiranës po abuzon duke dyfishuar gjobat nga 10 në 20 mijë lekë, dhe kjo bëhet pa transparencë.

Prej muajit prill ka nisur zbatimi i rregullave të përgjysmimit të masës së gjobës së makinave, nëse paguhet brenda afatit 15-ditor. Më herët, drejtuesit e mjeteve që paguanin një masë administrative brenda 5 ditëve, përfitonin 20% ulje. Por me rregullat e reja, me ndryshimet e miratuara në Kodin Rrugor, nëse paguhet brenda 15 ditëve, vlera e gjobës do të paguhet me 50% ulje. Por duket se ky vendim figuron vetëm në letër, dhe aspak nuk vihet në zbatim. Gazetari tregon se pas zgjedhjeve, gjobat nuk kanë të ndalur, duke mbushur arkën e shtetit.

Postimi i plotë

Nje mashtrim i madh me Gjobat e parkimit nga ana e Bashkise se Tiranes!

Fakti qe nje muaj para zgjedhjeve te gjithe punonjesit e policise bashkiake u zhduken si me magji nuk ishte ndonje risi e vecante. Kjo kishte ndodhur dhe ne zgjedhjet e 2021-shit. Gjobaxhinjte e policise bashkiake u zhduken gjate fushates, per tu rikthyer vrullshem dhe pameshirshem me gjoba menjehere pas zgjedhjeve!

Mirepo risia e fushates se 2023-shit ishte miratimi i disa ndryshimeve ligjore, sipas te cilit lehtesoheshin ne masen 50% nga 20% qe ishte shuma e gjobes, nese ajo paguhej brenda 5 diteve. Ne dukje nje mase goxha lehtesuese financiare. Pra nese gjobiteshe me 10 mije leke, po ta shlyeje gjoben brenda 5 diteve, paguaje vetem 5 mije leke!

Por cfare ka ndodhur me pas? Pikerisht pas zgjedhjeve te 14 majit, pasi gjobaxhinjte u rikthyen fuqishem, vertet keto masa kane hyre ne fuqi, por nga ana tjeter Bashkia e Tiranes ka dyfishuar masen e gjobave. Pra nese per nje parkim gjobiteshe 10 mije leke, sot gjobitesh 20 mije leke.

Nje vendim totalisht grabites dhe pa asnje transparence. Une nuk di te kete nje vendim te bere publik nga Bashkia e Tiranes per dyfishim te gjobave, por ditet e fundit di shume raste qe shuma e gjobes eshte dyfishuar nga 10 ne 20 mije leke.

Grabitja vazhdon ne heshtje dhe pa asnje transparence!!

Mbase bashkia ska faj. Pervec inflacionit te larte, pati shpenzime te medha keto zgjedhje!

 

Rregullat e reja të Kodit Rrugor

“Në të gjitha rastet e parashikuara me gjobë, nëse arkëtimi i vlerës së gjobës nga kundërvajtësi bëhet brenda 15 ditëve nga dita që gjoba regjistrohet ose vendimi ka marrë formë të prerë, gjoba ulet me 50% të vlerës”, përcaktohet në Kodin Rrugor të ndryshuar.

Rregullat e reja që nga përgjysmimi i masës së gjobës për makinat nëse paguhet brenda afatit deri te zgjatja e kohës së vlefshmërisë së patentave nga 10-vjeçare në 15-vjeçare, rritja e shpejtësisë maksimale për të qarkulluar në autostradë deri tek ashpërsimi i gjobave nëse nuk zbatohet, rregullat për fëmijët, hyjnë në fuqi pas miratimit të ndryshimeve të Kodit Rrugor të Republikës së Shqipërisë.

Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8378, datë 22.7.1998 “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë”, u miratua në Kuvend në seancën e 16 marsit. Ligji i ndryshuar u botua në Fletoren Zyrtare më 6 prill 2023 dhe sipas nenit 21 të tij, hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në FZ, që do të thotë të gjitha se rregullat e reja kanë hyrë në fuqi më datë 21 Prill 2023.

gjoba parkimi bashkia tirane shaban sulçe

Sondazh

Poll