Aktualitet

Ishin bllokuar tek shkëmbinjtë në Himarë, policia shpëton dy turistë amerikanë (VIDEO)

Turistët kane qenë duke lundruar me një mjet lundrues kanoe, në vendin e quajtur “Gjiri i Filikurit”, ndërsa janë bllokuar tek shkëmbinjtë në atë zonë.

5 Korrik 2023, 21:42 Nga m.s
Ishin bllokuar tek shkëmbinjtë në Himarë, policia
turistet ne mes te detit

DHËRMI- Policia Kufitare në Dhërmi ka shpëtuar dy turistëve amerikanë, të cilët ishin bllokuar në shkëmbinjtë në Gjirin e Filikurit, Himarë. Turistët kane qenë duke lundruar me një mjet lundrues kanoe, në vendin e quajtur “Gjiri i Filikurit”, ndërsa janë bllokuar tek shkëmbinjtë në atë zonë. Policia i ka nxjerrë ata në breg, duke i shoqëruar me mjetin e Policisë Kufitare, dhe aktualisht janë në gjendje të mirë shëndetësore. 

Njoftimi nga policia

Policia Kufitare në Dhërmi iu vjen në ndihmë 2 turistëve amerikanë që ishin bllokuar në shkëmbinjtë në Gjirin e Filikurit, Himarë.

Ditën e sotme, salla operative e Policisë Kufitare Himarë ka marrë njoftim për 2 turistë amerikanë, të cilët ishin duke lundruar me një mjet lundrues kanoe, në vendin e quajtur “Gjiri i Filikurit” dhe e kishin të pamundur të ktheheshin në breg, pasi ishin bllokuar në shkëmbinjtë, që gjendeshin në atë zonë.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit janë organizuar shërbimet e Policisë Kufitare në Dhërmi, për t’iu ardhur në ndihmë 2 turistëve.

Shërbimet e Policisë i kanë nxjerrë ata në breg, duke i shoqëruar me mjetin e Policisë Kufitare, dhe aktualisht janë në gjendje të mirë shëndetësore. 

turiste amerikane dhermi

Sondazh

Poll