Aktualitet

E shkarkuan e më pas e rikthyen në detyrë! Jep dorëheqjen Drejtori i Parkut të Divjakës, Koçi rendit arsyet: Ishte e imponuar

Koçi rendit arsyet se përse ka marrë këtë vendim, duke shpjeguar mangësitë që ka institucioni, por mbi të gjitha ai thekson se nuk kanë pasur asnjë komunikim me të nga ana e drejtorëve të mëdhenj.

5 Korrik 2023, 21:25 Nga A.B
E shkarkuan e më pas e rikthyen në detyrë! Jep dorëheqjen
Ardian Koci

TIRANË- Ardian Koçi, i cili mbante postin e Drejtorit të Administratës së Zonave të Mbrojtura në qarkun Fier, ka bërë të ditur se që nga data 1 Korrik, nuk është më në këtë pozicion. Duke treguar shkresat, Koçi shkruan se ka dorëzuar dorëheqjen e parevokueshme. Në një letër të drejtuar drejtorit të përgjithshëm, Daniel Pirushit, Koçi rendit arsyet se përse ka marrë këtë vendim, duke shpjeguar mangësitë që ka institucioni, por mbi të gjitha ai thekson se nuk kanë pasur asnjë komunikim me të. 

E shkarkuan e më pas e rikthyen në detyrë! Jep dorëheqjen

REAGIMI:

Te nderuar miq! E ndjej si detyrim t'ju informoj mbi statusin tim këtë fillim muaji.Nga 1 korriku nuk jam më drejtor i Administrates se Zonave te Mbrojtura Qarku Fier.Ne dt.15.6.2023 paraqita prane drejtorit të përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura dorëheqjen time të parevokueshme. Pas riemërimit tim në mars,nga miq e shoke degjoja shprehjen "buka e thyer nuk ngjitet",por une, me pergjegjesine time ndaj detyres , nuk mendoja që marrëdhëniet administrative epror-vartes te degjenerojnë sa të bëhet ky krahasim absurd.

Në fakt ndodhi ajo që nuk mendoja, duke më detyruar të jap doreheqjen. Nuk ishte nje doreheqje normale ,por nje "doreheqje" e imponuar. Personaliteti dhe profesionalizmi im nuk më lejon të punoj në këto kushte. Më poshtë gjeni tekstin e doreheqjes time,ku reshtoj nje sër faktoresh,që më detyruan të marr këtë vendim. Falenderoj të gjithë për mbeshtetjen qe me keni dhënë!

E shkarkuan e më pas e rikthyen në detyrë! Jep dorëheqjen

Kujtojmë se Koçi u njoftua më 22 shkurt 2023 për fillimin e një “ecurie disiplinore” nga Drejtoresha e Agjencisë së Zonave të Mbrojtura, u thirr para një komisioni disiplinor dy ditë më vonë dhe në mënyrë shumë të shpejtë më 3 mars iu njoftua përmes një shkrese të dytë ndërprerja e marëdhënieve të punës.

Më pas agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura anuloi urdhërin për pushimin nga puna të Drejtorit të Parkut Kombëtar të Divjakës, Ardian Koçi. /Dosja.al

ardian koci

Sondazh

Poll