Aktualitet

Qeveria merr vendim për ‘fshehjen’ e agjencive funerale: Asnjë në qendër të qytetit, Bashkitë të miratojnë kriteret brenda 6 muajsh

Kushtet për ushtrimin e shërbimit funeral do të përcaktohen pikërisht nga organet e vetëqeverisjes vendore duke filluar nga kapacitetet teknike dhe burimet njerëzore.

5 Korrik 2023, 20:20 Nga A.B
Qeveria merr vendim për ‘fshehjen’ e agjencive funerale:
Kryeministria

TIRANË- Tashmë agjencitë funerale në vendin tonë do të licencohen nga organet e vetëqeverisjes vendore. Këshilli i ministrave ka vendosur ditën e sotme disa ndryshime për administrimin dhe funksionimin e këtij sektori.

Në vendim thuhet se kushtet për ushtrimin e shërbimit funeral do të përcaktohen pikërisht nga organet e vetëqeverisjes vendore duke filluar nga kapacitetet teknike dhe burimet njerëzore. Agjencitë funerale duhet të ushtrojnë aktivitetin brenda ambienteve të përcaktuara janë jo të dukshme nga jashtë që parashikon: plotësimi i formaliteteve, shitja e artikujve të varrimit dhe çdo aktivitet tjetër që lidhet me funeralin.

Do të jenë bashkitë ata që do të kontrollojnë aktivitetin e tyre për plotësimin dhe respektimin e kushteve dhe kritereve të parashikuara në vendimin e qeverisë dhe ato të vendosura nga vetë bashkitë lidhur me kapacitetet. Qeveria i ka vendosur një afat 6-mujor bashkive që të miratojnë kriteret dhe kushtet plotësuese që agjencitë e shërbimit funeral për ushtrimin e aktivitetit në lidhje me kapacitetet teknike dhe burimet njerëzore.

Agjencitë, të cilat ushtrojnë aktivitetin e tyre para hyrjes në fuqi të këtij vendimi, duhet të plotësojnë kriteret dhe kushtet për licencim, brenda 6 muajve nga miratimi i tyre nga njësitë e vetëqeverisjes vendore.

Në vendim theksohet se nëse pas afatit 6-mujor nga data e miratimit të rregullave të vendosura nga njësitë e vetëqeverisjes vendore, agjencitë nuk i plotësojnë kriteret dhe kushtet e vendosura, ato nuk licencohen.

vkm 5 korrik 2023

Sondazh

Poll