Aktualitet

Artan Hoxha në Newsroom: Drejtorët e mediave janë zyra e censurës, garantojnë interesat

Në këtë mënyrë, për këto arsye, sipas gazetarit Hoxha, nuk u besohen poste drejtuese reporterëve të rinj.

5 Korrik 2023, 20:06 Nga Dosja.al
Artan Hoxha në Newsroom: Drejtorët e mediave janë zyra e
Artan Hoxha,

TIRANË- Gazetari Artan Hoxha, i ftuar në Newsroom në Dosja.al me Fjola Graçin ka deklaruar se drejtorët e mediave janë ata që censurojnë gazetarët dhe reporterët në vendin tonë. Hoxha tha se të gjitha mediat drejtohen nga persona në moshë pasi ata njohin mekanizmat dhe janë garancia e shumë interesave. Në këtë mënyrë, për këto arsye, sipas gazetarit Hoxha, nuk u besohen poste drejtuese reporterëve të rinj.

“Pozicioni më i mirë është media kur ti punon është në opozitë me pushtetin. Jo se nuk ka censurë. Jo se nuk ka, se liri absolute nuk ka. Rasti më i mirë për reporterët është kur mediat në të cilat punojnë janë në opozitë me qeverinë. Në Shqipëri, nëse deri nga viti 2000-2004 kishim problem pronarët që ndërhynin direkt në produkt, nga aty e mbrapa, problemi më i madh janë drejtorët. Ata kanë dalë nga radhët tona dhe duke qenë edhe gazetarë, janë më të rrezishëm se pronarët. Ai mbron interesin e pronarit, por njeh mekanizimin sepse di sesi ta ushtrojë censurën. Në Shqipëri, çdo media e re që hapet, drejtori është i vjetër. Pse është i vjetër dhe nuk u besohet kjo gjë reporterëve të rinj që mund ta bëjnë punën më mirë se ata? Sepse ai është garant i disa interesave, merr vesh çfarë ndodh aty dhe është censori. Nuk ësht redaktori siç duhet të jetë. Mbaj mend gazeta më e madhe në atë kohë për herë të parë krijoi një institucion, Bordi i Monitorimit quhej ai, luante dhe rolin e censorit. Mori pedadogë dhe drejtues të Fakultetit të Gazetarisë dhe gjenin shkelje që mund të kishin bërë gazetarët, shkelje të formës së shkrimit...kështu thuhej. Por kur një material që kishim nxjerrë ne binte ndesh me interesat e pronarit, pronari nuk na dilte ne të na thoshte direkt "e keni bërë gabim", por merrte atë profesorin e gazetarisë, se qëllon që dal edhe sot nëpër panele, e ai profesori mbasi kishte marrë direktivën dilte dhe thoshte "ti ke bërë gabim se nuk ke marrë këtë burimin". Reporterët janë problemi më i madh edhe për politikanët,”- tha Hoxha.

newsroom artan hoxha fjola graçi drejtoret e mediave

Sondazh

Poll