Politike

138 miliardë lekë dëm ekonomik në 2022/ Meta: Prioriteti ynë është çlirimi nga korrupsioni dhe kapja e shtetit

Meta shprehet se lufta e hapur dhe pa kompromis kundër korrupsionit, mund ta parandalojë falimentimin e Shqipërisë dhe rikthimin e shpresës tek të rinjtë

5 Korrik 2023, 19:01 Nga m.s
138 miliardë lekë dëm ekonomik në 2022/ Meta: Prioriteti
Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, shprehet me anë të një statusi në rrjetet sociale se korrupsioni është i vetmi qëllim madhor i “Rilindjes”, duke marrë shkas nga një raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit, i cili konstaton një dëm prej 138 miliardë lekë gjatë vitit 2022. Meta shprehet se lufta e hapur dhe pa kompromis kundër korrupsionit, mund ta parandalojë falimentimin e Shqipërisë dhe rikthimin e shpresës tek të rinjtë. Ai thekson ndër të tjera se çlirimi i Shqipërisë nga korrupsioni dhe kapja e shtetit, si dhe rivendosja e llogaridhënies mbetet prioriteti i tyre kombëtar.

“Korrupsioni është i vetmi qëllim madhor i “Rilindjes”! Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar një dëm ekonomik prej 138 miliardë lekë gjatë vitit 2022 për shkak të keqmenaxhimit të fondeve publike dhe shkeljeve ligjore, ku dëmi më i lartë prej 107 miliardë lekë lidhet me Tatimet dhe Doganat. Vetëm lufta e hapur dhe pa kompromis kundër korrupsionit parandalon falimentimin e Shqipërisë dhe rikthen shpresën tek të rinjtë, që në masë po detyrohen të braktisin vendin! Çlirimi i Shqipërisë nga korrupsioni dhe kapja e shtetit, si dhe rivendosja e llogaridhënies është interesi dhe prioriteti ynë kombëtar!”, shkruan Meta.

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka evidentuar një dëm ekonomik prej 138 miliardë lekësh, për shkak të keqmenaxhimit të fondeve publike apo shkeljeve ligjore të kryera nga administrata shtetërore dhe vendore gjatë vitit 2022, ku dëmi më i lartë prej 107 miliardë lekësh lidhej me sektorin e Tatime-Doganave.

ilir meta

Sondazh

Poll