Politike

“200 mijë armë në duart e shqiptarëve”, Lamallari: Amnistia pjesë e strategjisë, por duhet ndërgjegjësim

Diskutimet u zhvilluan gjatë shqyrtimit të ndryshimeve në projektligjin për armët e zjarrit në Komisionin e Sigurisë, i cili dha miratimin për draftin në parim.

5 Korrik 2023, 17:43 Nga m.s
“200 mijë armë në duart e shqiptarëve”,
Mbledhje ne Komisionin e Sigurise

TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Bardhyl Kollçaku, ka ngritur shqetësimin për numrin e madh të armëve që janë në duart e qytetarëve. Ai tha në Komisionin Parlamentar të Sigurisë, se aktualisht janë mbi 200 mijë armë në duart e popullsisë në Shqipëri. “Janë mbi 200 mijë armë në duart e popullsisë në Shqipëri”, tha ai.

“A keni menduar për amnisti?”, pyeti Kollçaku.

Në kundërpërgjigje, zv.ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, tha se miratimi i amnistisë është i mundshëm, por më parë duhet që institucionet të sigurohen për rezultatin, i cili varet nga ndërgjegjësimi i popullatës për dorëzimin e armëve. Lamallari nënvizoi se amnistia është e pjesë e strategjisë.

“Amnistia është e pjesë e strategjisë, nuk është çështja tek miratimi i saj, janë bërë tre amnisti, por nevojë ka ndërgjegjësimi. Duhet të sigurohemi që vërtet është rritur më parë ndërgjegjësimi, duhet të kemi një siguri për përgjigjen pozitive nga qytetarët për këtë nismë”, u shpreh Lamallari.

Deputeti i Partisë Demokratike, Isuf Çelaj, kërkoi më shumë kontroll për lejet e mbajtjes së armëve. Diskutimet u zhvilluan gjatë shqyrtimit të ndryshimeve në projektligjin për armët e zjarrit në Komisionin e Sigurisë, i cili dha miratimin për draftin në parim. 

Sondazh

Poll