Politike

Berisha: Analizë edhe në PD pas zgjedhjeve në Rrogozhinë 

Berisha tha se do bëhet një analizë e plotë që në fund do sjellë edhe përmbysjen e Ramës.

5 Korrik 2023, 14:25 Nga A.B
Berisha: Analizë edhe në PD pas zgjedhjeve në
Sali Berisha

TIRANË-Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bërë të ditur se pas përfundimit të zgjedhjeve në Rrogozhinë, do të bëjnë një analizë të gjendjes brenda selisë blu. Përballë gazetarëve, Berisha tha se do bëhet një analizë e plotë që në fund do sjellë edhe përmbysjen e Ramës.

PJESË NGA PRONONCIMI: 

Pyetje: Dëgjuam këtu raportin që keni publikuar, që kryesisht janë edhe deklarata apo tema që i keni trajtuar me gazetarët gjatë këtyre dy muajve. Por në asnjë fjalë nuk pamë një lloj përgjegjësie sado e vogël tek vetja apo PD. Z. Berisha, ju si drejtues i këtij koalicioni që garoi në 14 maj, a ndjeni përgjegjësi personale, apo si grupim që ju keni përfaqësuar për humbjen e këtyre zgjedhjeve. A mendoni se ka edhe qytetarë që nuk dalin të votojnë se nuk duan që Shqipërisë ti japin një alternativë, një person i cili është prej 30 vitesh në politikën aktive të vendit.

Sali Berisha: Së pari e kam theksuar disa herë që kjo është faza e mbrojtjes së votës. Pas datës 23 korrik që përfundojnë zgjedhjet në Rrogozhinë PD hyn në analizën e veprimtarisë së saj elektorale, e cila do të jetë një analizë e thellë, e plotë e tëra jashtë këtij konteksti. Mos të mendojë kush se ne për shkak të këtyre vëllimeve me dokumente do të pengohemi të bëjmë analizën më të plotë. Jo ne do e bëjmë analizën më të plotë. Përsa i përket problemi tim, Osman, ky ishte një rikthim shumë i suksesshëm, kur pa vulë, pa emër, pa një qindarkë, me gjithë këtë gjigandizëm të dhunimit të votës, 500 mijë idealistë nuk u mposhtën. A e kupton këtë që kjo është një lokomotivë që do të përmbysë Edi Ramën. Imagjino ti nëse do të kishte ecur, çfarë katastrofe do të ishte për Shqipërinë. Ndaj dhe këtu ti ndajmë gjërat.

sali berisha

Sondazh

Poll