Politike

Albania 1 dhe 2! Sollën imazhe nga zjarre e përmbytje, por i pengoi shiu, Rama: Kompania na dha edhe 8 satelitë të tjerë, falas!

Në fjalën e tij, kreu i qeverisë u shpreh se kompania hapësinore vuri në dispozicion edhe 8 satelitë të tjerë për të sjellë imazhe.

5 Korrik 2023, 11:43 Nga k.m.
Albania 1 dhe 2! Sollën imazhe nga zjarre e përmbytje, por i pengoi
Edi Rama

TIRANË-  Sot janë prezantuar produktet e shërbimit satelitor, Albania 1 dhe 2. Disa nga ekspertët e shërbimeve kryesore të mbrojtjes kombëtare civile, në det e terren kanë theksuar sot dobinë e imazheve satelitore ku ndihmon në monitorim duke kursyer kohë, kosto dhe kapacitete njerëzore.  “Albania 1” dhe “Albania 2”, dy satelitët e dërguar në hapësirë kanë arritur të mbulojnë me imazheri 47 për qind të territorit shqiptar gjatë gjashtë muajve të kaluar. Satelitët do të përdoren për monitorimin e përmbytjeve, zjarreve, tërmeteve si dhe llogaritjen e dëmeve.

“Realizimi i shërbimit satelitor është një tjetër sfidë, me të cilën jemi përballur me dëshirën më të madhe. Sot është një realitet dhe Shqipëria do të përfitojë maksimalisht, për të mbledhur informacion për tokën, ujin, nëntokën, ajrin, detit, çdo informacion që është me vlerë për të gjithë sektorët. Jemi bërë vendi i dytë në rajon pas Sllovenisë, që kemi satelitë. Shërbimi satelitor do t’i mundësojë qeverisë autoritet të plotë menaxhimi,”- tha Balluku.

Ndërsa një fjalë të shkurtër mbajti edhe kryeministri Edi Rama. Në fjalën e tij, kreu i qeverisë u shpreh se kompania hapësinore vuri në dispozicion edhe 8 satelitë të tjerë për të sjellë imazhe. Sipas tij, një monitorim i tillë e bën të pamundur korrupsionin, duke u ndalur edhe njëherë tek çështja e Kadastrës, ku edhe mori një shembull për të treguar se 'reforma' ka nisur. 

"Po i tregoja Belindës, që më çoi dikush sreenshot të shkëmbimit me një drejtor të nja Kadastre që i kërkonte ndihmë për një dosje. Drejtori i thoshte që si të të ndihmoj unë që nuk na del asnjë pronë e qarkut tonë. Arsyeja pse punonjësit ikin, është e qartë. Ky transformim do të sjellë një mundësi për qytetarët dhe për të rinjtë e shkolluar, të gatshëm që të shërbejnë për shtetin. Në Kadastër do na lirohen shumë vende për Kadastrën. Ju kujtohet sesa nënqeshje dhe përqeshje patëm kur lajmëruam futjen në sistem. Siç e patë deri më 21 qershor janë mbledhur imazhe të rëndësishme për Republikën e Shqipërisë. Duke pasur parasysh se ka qenë periudha më e bukur për gjelbërimin. E keni vënë re se bimësia ka një entuziasëm të madh që se kishim parë prej kohësh si rezultat i shirave, por qielli i mbuluar e ka vështirësuar punën. Falë këmbënguljes së zv.kryeministres, adaptuesit e kërkesës, u shtuan edhe 8 satelitë të tjerë nga kompania, pa asnjë pagesë ekstra për të na furnizuar me më shumë imazhe që kishte mundësi që të lexohej territori,"-tha Edi Rama.

Po ashtu, kryeministri Edi Rama u ka kërkuar punonjësve të IT-së që të punojnë për shtetin shqiptar, ndërsa u premtoi paga më të mira e konkurruese se në sektorin privat apo edhe krahasuar me Rajonin.

"Një i ri me formim në TIK të mos shohë si alternativë largimin nga Shqipëria dhe as largimin e privat si një mundë të vetme, pasi ne u kemi dhënë mundësinë se kush do të punojë për shtetin shqiptar për të krijuar në Republike ku mbrojtja kibernetike shërbimet digjitale apo te shërbimi imazheve satelitore do të paguhet me mirë sesa kudo tjetër në rajon dhe se kudo tjetër në sektorin privat,"-shtoi kreu i qeverisë.

edi rama

Sondazh

Poll