Politike

Veliaj u betua në tarracën e Bashkisë së Tiranës, PL ngre padi: Ka shkelur ligjin, t'i hiqet mandati!

Grupi i Këshilltarëve të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, në Këshillin Bashkiak Tiranë kanë depozituar një padi ndaj Veliajt në Gjykatën Administrative, ku edhe kërkojnë përfundimit e mandatit të tij, për shkak se sipas tyre Veliaj refuzoi të bënte betimin brenda afatit të përcaktuar nga ligji. Kjo pasi sipas tyre, betimi nuk është bërë. 

5 Korrik 2023, 11:13 Nga k.m.
Veliaj u betua në tarracën e Bashkisë së Tiranës, PL
Pamje nga dorëzimi i padise

TIRANË- Festa ekstravagante dhe e paprecedentë më parë në tarracën e Bashkisë së Tiranës mund t'i kushtojë mandatin kryebashkiakut Erion Veliaj. Grupi i Këshilltarëve të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, në Këshillin Bashkiak Tiranë kanë depozituar një padi ndaj Veliajt në Gjykatën Administrative, ku edhe kërkojnë përfundimit e mandatit të tij, për shkak se sipas tyre Veliaj refuzoi të bënte betimin brenda afatit të përcaktuar nga ligji. Kjo pasi sipas tyre, betimi nuk është bërë. 

Përveçse në betim morën pjesë vetëm anëtarët socialiste të Këshillit Bashkiak, mbledhja nuk u bë në asnjë nga vendet e përcaktuara nga ligji; që përkon me:  Një sallë e godinës së Prefeturës; - Një sallë e një institucioni në varësi të Bashkisë;- Një sallë e një agjencie në varësi të Bashkisë. Madje citojnë edhe nenin 61 i Ligjit Nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore” parashikon se:

Silva Caka tha se Veliaj nuk respketoi procedurat.

“Në 20 qershor të këtij viti u njoftua mbledhja e parë e Këshillit Bashkiak. Ajo që nuk funksionoi në mbledhjen e parë ishte pika e parë e rendit të ditës, që ishte shpallja e vlefshmërisë së betimit për kryetarin e Bashkisë. Kryetarja e Këshillit, nuk respektoi ligjin, ndaj u bashkua në betimin i kryebashkiakut në tarracën e bashkisë. Ndaj kemi depozituar padi kundër këtij veprimi,”- u shpreh ajo para mediave të pranishme.

Ndërkohë, Gjokutaj tha se Tirana sot ligjërisht nuk ka një kryetar bashkie.

“Sot ne nuk kemi kryetar bashkie. Ne kemi ndërmarrë këtë nismë për t’i treguar Erion Veliajt që mos ta njohë opozitën,”-shtoi ai.

Përfundimi para kohe i mandatit të kryetarit të bashkisë

1. Mandati i kryetarit të bashkisë përfundon përpara afatit në rastet kur kryetari:
a) nuk pranon të bëjë betimin;
b) jep dorëheqjen;
c) nuk është më banor i përhershëm i bashkisë ku është zgjedhur;
ç) shkarkohet, sipas nenit 62 të këtij ligji;
d) kandidon për deputet;
dh) humbet zotësinë juridike për të vepruar me vendim gjykate të formës së prerë;
e) vdes.

Kështu duke shfrytëzuar 'pakujdesinë' e Veliajt për t'u betuar ashtu siç e kërkon edhe ligji, Partia e Lirisë ka vendosur që çështjen ta dërgojë në gjyq. 

Pas zgjedhjeve lokale të 14 majit, Erion Veliaj u betua si kryebashkiak i Tiranës në ceremoninë e organizuar në tarracën e godinës së Bashkisë. 

erion veliaj pl

Dokumenta bashkëngjitur

Sondazh

Poll