Politike

Me foton nga rinia, Berisha me fjalë të ëmbla uron Lilin për ditëlindje: Eliksiri vërtetë i jetës, perëndesha jonë në tokë!

Berisha nuk i ka kursyer fjalët e ëmbla për bashkëshorten e tij, duke e konsideruar atë si "perëndeshën mbi tokë" dhe ka zbuluar se çifiti feston dhe përvjetorin e martesës.

5 Korrik 2023, 10:26 Nga f.i
Me foton nga rinia, Berisha me fjalë të ëmbla uron Lilin për
Sali Berisha dhe Liri Berisha

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka uruar sot bashkëshorten e tij Lirinë me rastin e 75-vjetorit.

Me një foto të vjetër të dyshes të publikuar në Facebook ish-kryeministri, ka zbuluar dhe një tjetër gëzim të familjes së tij. Bëhet fjalë për përvjetorin e 52-të të martesës. Berisha nuk i ka kursyer fjalët e ëmbla për bashkëshorten e tij, duke e konsideruar atë si "perëndeshën mbi tokë".

Postimi i plotë: 

Sot super festa e familjes tonë! Ditëlindja e Lilit dhe 52 vjetori i martesës tonë.

Miq, 5 korriku është festa e festave tona familjare. Së pari sot kemi ditëlindjen e Lilit, që është ne fakt kryeditëlindja apo ditëlindja për të cilën flitet dhe që festohet më shumë në familjen tonë.

Por sot kemi dhe 52 vjetorin e martesës, e udhëtimit tonë të përbashkët. Ndaj dhe sot mirënjohja e pakufishme e imja dhe e fëmijëve është për Lilin, e cila me dashurinë, përkushtimin, mirësitë dhe sakrificat e saj ka qenë mbështetje e jashtëzakonshme dhe eliksiri vërtetë i jetës tonë perëndesha jonë në tokë!

Gëzuar Lili 75-vjetorin dhe me dëshirën e Zotit edhe shumë, e shume vite të tjera.

sali berisha

Sondazh

Poll