Bota

Pas Kosovës, Lajçak shkon në Beograd (AXHENDA)

Takimi mes Vuçiç dhe Lajçak do të nisë në orën 11:00, në Presidencën e Serbisë.

5 Korrik 2023, 09:11 Nga f.i
Pas Kosovës, Lajçak shkon në Beograd (AXHENDA)
Miroslav Lajçak dhe Aleksandër Vuçiç

SERBI- Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç sot do të takohet me të dërguarin special të Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak.

Takimi mes Vuçiç dhe Lajçak do të nisë në orën 11:00, në Presidencën e Serbisë dhe tema kryesore pritet të jetë gjendja aktuale në Kosovë dhe hapat drejt deeskalimit të krizës në veri.

Një ditë më parë Lajçak ka zhvilluar takime me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani. Pas takimit i dërguari i BE-së tha se ka një mirëkuptim për nevojën për të ecur përpara në tre pikat që janë paraqitur (de-përshkallëzimi, zgjedhjet e parakohshme dhe kthimi në normalizim). Gjithashtu Lajçak, u shpreh se shtetet anëtare të BE-së përveç masave ndaj Kosovës, ka gati sanksionet edhe ndaj Serbisë.

tensionet në veri të kosovës miroslav lajcak ne serbi

Sondazh

Poll