Bota

Trazirat në Francë! U godit nga një plumb gome, prokurorët hetojnë vdekjen e 27-vjeçarit

Prokurorët thanë se shkaku i mundshëm i vdekjes në Marsejë ishte një goditje e dhunshme në gjoks nga një predhë “flash-top” e përdorur nga policia e trazirave, por nuk specifikuan se kush qëlloi.

5 Korrik 2023, 08:37 Nga f.i
Trazirat në Francë! U godit nga një plumb gome, prokurorët
foto ilustruese

FRANCË- Prokurorët francezë kanë hapur një hetim për vdekjen e një 27-vjeçari, i cili u godit nga një plumb gome në kohën e trazirave të shtunën, njoftoi zyra e prokurorit të Marsejës, raportojnë mediat e huaja.

Prokurorët thanë se shkaku i mundshëm i vdekjes në Marsejë ishte një goditje e dhunshme në gjoks nga një predhë “flash-top” e përdorur nga policia e trazirave, por nuk specifikuan se kush qëlloi. Goditja çoi në arrest kardiak dhe vdekje të papritur.

27-vjeçari vdiq të shtunën në mbrëmje, ndërsa Marseja ishte përfshirë nga trazirat dhe plaçkitjet. Mësohet se nuk ishte e mundur të përcaktohej se ku ishte i riu kur u qëllua ose nëse viktima kishte marrë pjesë në trazira.

protesta ne france

Sondazh

Poll