Politike

FOTOT- Alex Soros zbulon pamje nga 'mëngjesi ekskluziv' me Bill Clinton, por jo i vetëm. Kush është bukuroshja që shoqëroi kudo djalin e miliarderit?!

Bashkë me Sorosin, kudo në krahun e tij, ishte dhe Savannah Huitema, modelja e "Model Management", bashkëjetuesja e djalit të multimiliarderit.

5 Korrik 2023, 08:25 Nga k.m.
FOTOT- Alex Soros zbulon pamje nga 'mëngjesi ekskluziv' me Bill
Alex Soros dhe Savannah Huitema

TIRANË- Ceremonia e zhvilluar në nder të presidentit amerikan Bill Clinton solli në Tiranë edhe shumë personazhe. Një prej tyre ishte edhe djali i multimiliarderit George Soros, ai që tashmë do të trashëgojë gjithë "perandorinë" e ngritur nga i ati.

Soros, reklamoi edhe në rrjetet e tij sociale, të gjitha takimet që kishte me presidentin amerikan, kryeministrin Edi Rama dhe të tjerë zyrtarë të lartë që ishin mbledhur para Kryeministrisë për të nderuar Cliton. Më pas, të gjithë shkuan në një tjetër ambient për të darkuar, ndërsa kryeministri Rama fryu qirinjtë e tij të 59-të.

FOTOT- Alex Soros zbulon pamje nga 'mëngjesi ekskluziv' me Bill
Pamje nga darka

Por Soros nuk u ndal me aq. Dokumentoi çdo moment të takimeve të tij në rrjetet sociale, madje edhe mëngjesin ekskluziv me Ramën dhe Clinton. Por të tre nuk ishin vetëm. Bashkë me Sorosin, kudo në krahun e tij, ishte dhe Savannah Huitema, modelja e "Model Management", bashkëjetuesja e djalit të multimiliarderit.

FOTOT- Alex Soros zbulon pamje nga 'mëngjesi ekskluziv' me Bill
Pamje nga mëngjesi

Në të gjitha fotot e takimeve, studentja e Ligjit në Harvard, shfaqet kudo, madje ka ripostuar gjithçka që ka zbuluar bashkëjetuesi i saj.

alex soros savannah huitema

Sondazh

Poll