Politike

“Ndryshimet favorizojnë Gjinushin” Debatet te Komisioni Medieve, opozita kërkon praninë e grupeve të interesit

Deputetja këmbënguli që të mos anashkaloheshin grupet e interesit, duke kërkuar praninë në Komision edhe të akademikut Artan Fuga.

4 Korrik 2023, 22:30 Nga k.m.
“Ndryshimet favorizojnë Gjinushin” Debatet te Komisioni
Ina Zhupa

TIRANË- Akademia e Shkencave ka ngjallur sërish debate në Komisionin e Mediave. Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka deklaruar se po ndryshohet edhe mosha për akademikët pasi Skënder Gjinushi është pranë të moshës 75-vjeçare. E se të gjitha ndryshimet ligjore po bëhen që Skënder Gjinushi të marrë një mandat të dytë.

Po ashtu, deputetja këmbënguli që të mos anashkaloheshin grupet e interesit, duke kërkuar praninë në Komision edhe të akademikut Artan Fuga. Në përfundim të kësaj mbledhjeje pati një tërheqje nga ana e mazhorancës, e cila shtyu diskutimin për të hënën e 10 korrikut, ku do të dëgjohen edhe grupet e interesit.

Ligji aktual përcakton se anëtarët e akademisë mund ta ushtrojnë detyrën deri në 75 vjeç dhe kryetari nuk mund të ushtrojë mandatin e dytë radhazi. Projektligji që parashikon ndryshime në ligjin e 2019-ës “Për Akademinë e Shkencave” u prit me kritika nga deputetët e dy krahëve politikë, për formulimin që lidhej me mandatin e kryetarit të ASH-së dhe për mospërfshirjen e kostos financiare për sistemin e ri të pagave që propozohet. Propozimi thotë se termi “por jo radhazi” në ligjin aktual, i cili lejon që një kryetar të marrë jo më shumë se një mandat vijues, të shfuqizohet. Heqja e këtij togfjalëshi i hap rrugën rizgjedhjes së Gjinushit pasi mandati i tij mbaron këtë vit. 

 

akademia e shkencave ina zhupa skender gjinushi

Sondazh

Poll