Bota

Bettle në Kosovë, "habit" me deklaratën:Jam i martuar me një mashkull, nëse do jetoja diku tjetër do dënohesha me vdekje

Kryeministri i Luksemburgut teksa tregonte detaje nga jeta e tij, tha se ndodhej në Kosovë të flasë për vlerat e paqes.

4 Korrik 2023, 22:00 Nga f.i
Bettle në Kosovë, "habit" me deklaratën:Jam i martuar
Xavier Bettle

GJERMANI- Kryeministri i i Luksemburgut Xavier Bettle ka zhvilluar sot një vizitë në Kosovë, ku së bashku me kryeministrin e Holandës Mark Rutte kanë folur për tensionet në veri. 

Gjatë deklaratës së tij Bettle ka foluar edhe për jetën personalem, duke shprehur se është “gay” dhe nëse do të jetonte në ndonjë vend tjetër do ta kishin dënuar me vdekje. Ndër të tjera kryeministri i Luksemburgut teksa tregonte detaje nga jeta e tij, tha se ndodhej në Kosovë të flasë për vlerat e paqes.

“Unë jam pjesë e një gjenerate që asnjëherë nuk kam jetuar në luftë. Unë kam lindur në vitin 1973 dhe kam lindur në një shtet ku kemi një projekt për të jetuar në paqe. Gjyshi im është çifut. Unë jam gay dhe jam i martuar me një mashkull. Nëse do të jetoja në një shtet tjetër unë do të isha dënuar me vdekje. Por tani qëndrojë para jush dhe flas për këto vlera, për vlerat e paqes”, -tha ai.

xavier bettle tensionet në veri të kosovës

Sondazh

Poll

Bota 4 Korrik 2023, 19:41 Dosja.al

Beteja e Titanëve: Telco Vs Big Tech

Foto ilustruese Besoj se të gjithë tashmë jemi mësuar dhe biem dakort me shprehjen se “Ritmi i zhvillimit teknologjik në vit...