Bota

Kurti pas takimit me Lajçak: Masat e BE-së ndaj Kosovës janë të padrejta, e bëjnë dialogun asimetrik.

Kurti gjatë takimit shprehu përkushtimin dhe angazhimin e tij për shtensionim dhe normalizim të situatës në veri.

4 Korrik 2023, 21:22 Nga f.i
Kurti pas takimit me Lajçak: Masat e BE-së ndaj Kosovës
Miroslav Lajçak dhe Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar sot një takim në zyrën e tij me të dërguarin e posaçëm të BE-së për Ballkanin Perëndimor dhe dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. 

Gjatë takimit Kurti fillimisht foli për masat ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës, të cilat ai i quajti të padrejta dhe e bëjnë dialogun asimetrik. Në vijim, ai shprehu përkushtimin dhe angazhimin e tij për shtensionim dhe normalizim të situatës në veri.

Postimi i plotë:

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ambasadorin e Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami dhe këshilltarin e tij politik, Jeton Zulfaj, priti sot në zyrën e tij emisarin e BE-së për Ballkanin Perëndimor dhe Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, i cili erdhi për takim së bashku me shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, ambasadorin Tomas Szunyog, dhe bashkëpunëtorët e tij Christian Ramet e Mikko Vayrynen. Në fillim të këtij takimi, Kryeministri Kurti potencoi që masat ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës janë të padrejta dhe e bëjnë dialogun asimetrik. Në vijim, ai shprehu përkushtimin dhe angazhimin e tij për de-eskalim dhe normalizim. Theksoi që Qeveria e Kosovës nuk kontribuon asesi në eskalim dhe se Policia e Kosovës vetëm zbaton ligjin e kujdeset për sigurinë publike.

Po ashtu, Kryeministri Kurti konfirmoi që Policia e Kosovës e vendosur nëpër ndërtesat komunale nuk ka ndërmarrë operacione në rrethinën e atyre objekteve. Në lidhje me rrugën përpara, Kryeministri Kurti tha që neni 72 i Ligjit për Vetëqeverisje Lokale e tregon qartë rrugën për zgjedhje të parakohshme nëpër komuna dhe se Qeveria në përpikmëri mbështetë procedurat ligjore. Ndërkaq, sa i përket normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë, garanci është zbatimi i plotë dhe pa kushte i Marrëveshjes Bazike e cila sjellë marrëdhënie të mira fqinjësore dhe evropiane për dy shtetet”,- thuhet në njoftimin e qeverisë së Kosovës.

tensionet në veri të kosovës albin kurti lajcak ne kosove

Sondazh

Poll

Bota 4 Korrik 2023, 19:41 Dosja.al

Beteja e Titanëve: Telco Vs Big Tech

Foto ilustruese Besoj se të gjithë tashmë jemi mësuar dhe biem dakort me shprehjen se “Ritmi i zhvillimit teknologjik në vit...