Politike

Bill Clinton iku! Bajram Begaj 'shërohet' brenda ditës, ç'pati presidenti?!

Në mediat pranë qeverisë u raportua se presidenti nuk mori pjesë në ceremoni për shkak se kishte probleme shëndetësore. Të shqetësuar për gjendjen e presidentit, në mënyrë që ta linin të rikuprohej, mediat u morën vetëm me detajet e vizitës së Clinton në vendin tonë.

4 Korrik 2023, 20:32 Nga k.m.
Bill Clinton iku! Bajram Begaj 'shërohet' brenda ditës,
Bill Clinton dhe Edi Rama

TIRANË- 3 korriku është një datë që do të mbahet mend gjatë në politikën shqiptare. Presidenti i 42-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i njohur ndryshe edhe si "Babai i Kosovës", Bill Clinton shënoi vizitën e tij të parë në Shqipëri. Pasditen e të hënës, ai erdhi në Shqipëri duke u nderuar me medaljen “Ylli i Mirënjohjes për Arritje Publike" nga kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama. Në ceremoninë e përgatitur para godinës së Kryeministrisë ishin mbledhur shumë qytetarë, zyrtarë por edhe personalitete të vendit. Sigurisht edhe politikanë! Mungesa e shumë prej tyre përbëri lajm, por jo aq sa ajo e kreut të shtetit shqiptar, Bajram Begaj. Në mediat pranë qeverisë u raportua se presidenti nuk mori pjesë në ceremoni për shkak se kishte probleme shëndetësore. Të shqetësuar për gjendjen e presidentit, në mënyrë që ta linin të rikuprohej, mediat u morën vetëm me detajet e vizitës së Clinton në vendin tonë.

Por duket se koha shëron gjithçka edhe sëmundjet. Sot, presidenti është bërë më mirë dhe ka zhvilluar një takim me zv.kryeministre dhe njëherazi edhe ministren e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku. Top Channel ka mësuar se zv.Kryeministrja Belinda Balluku ka zhvilluar këtë të martë një takim me Presidentin Bajram Begaj. Numri dy i qeverisë shqiptare është parë të hyjë në Presidencë rreth orës 13:15 dhe ka dale prej aty pas rreth 45 minutash.

Bill Clinton iku! Bajram Begaj 'shërohet' brenda ditës,
Belinda Balluku

Nuk ka ende ndonjë njoftim zyrtar lidhur me tematikën e takimit, por burime konfidenciale kanë bërë me dije se janë diskutuar çështje të rëndësishme të lidhura me dy institucionet. Megjithatë e rëndësishmja është që presidenti është mirë me shëndet, madje dhe i është kthyer detyrës. Por nga se vuante?

Dosja.al, sigurisht duket uruar një shërim të shpejtë për kreun e shtetit, i ka bërë një pyetje lidhur me diagnozën e Begajt zyrës së tij të shtypit, por ende nuk ka marrë asnjë përgjigje. Vetëm se e gjitha është pak e dyshimtë. Përveçse mungesa e Begajt ngjan shumë me mungesën e një nxënësi në ditën e një provimi të rëndësishëm, edhe "faktori Rama" ka ndikuar. Nëse do të ndiqej protokolli i pritjeve të këtij kalibri; Clinton do të duhet të nderohej në Presidencë. Ashtu siç i takon rangut të tij. Por në rast se Begaj do të ishte vërtetë shumë rëndë; pritja do të kalonte në Kuvendin e Shqipërisë, atje ku edhe mbajti një fjalim bashkëshortja e tij Hillary Clinton që vizitoi vendin tonë si Sekretarja e Parë e Shtetit. Madje dhe mbajti një fjalim në Kuvend. Por çuditërisht, atë ditë edhe pse kishte punime plenare, Begaj u mbajt larg rrugës së Elbasanit.

Rama mori në dorë organizimin, pritjen nga aeroporti deri në Vilën 30, ku edhe u strehua Clinton, e me lupë në dorë kishte menduar edhe pritjen e tij para Kryeministrisë. Tek e fundit nuk kishte ç'të bënte...

Begaj ishte sëmurë!

bill clinton ne tirane bajram begaj

Sondazh

Poll