Bota

Kriza në Veri/ Konjufca: Tensionet nuk do ë marrin fund nëse ndërkombëtarët na fajësojnë vetëm neve

Gjithashtu, ai tha se Kosova duhet ta bindë bashkësinë ndërkombëtare për karakterin unitar të Kosovës dhe këtë e cilësoi si betejën më të madhe të Kosovës që nga vitit 1999.

4 Korrik 2023, 19:44 Nga a.l
Kriza në Veri/ Konjufca: Tensionet nuk do ë marrin fund nëse
Glauk Konjufca

KOSOVË- Kryeparlamentari Glauk Konjufca i pyetur nëse krizës në Veri po i shihet fundi, ka thënë se nëse bashkësia ndërkombëtare e fajëson vetëm Kosovën atëherë tensionet  s’do të marrin fund kurrë. Në një intervistë për Frontal të T7, ai u shpreh se Veriu është i ndarë nga viti 1999 dhe zgjidhja e vetme është bashkimi i vendit. 

“Nëse bashkësia ndërkombëtare mendon që vetëm Kosova i ka fajet dhe përgjegjësinë për këtë situatë, kjo s’kryhet kurrë. Kjo ka me mbetur kështu përgjithmonë. Por, unë mendoj që duhet ta bindim bashkësinë ndërkombëtare dhe do ta fitojmë këtë betejë patjetër. I kemi fituar edhe shumë tjera të rëndësishme në të kaluarën. Por, unë mendoj që pas çlirimit të Kosovës më 1999, kjo është beteja më e rëndësishme për karakterin e shtetit tonë sepse shteti i Kosovës duhet të jetë shtet unitar. Republikë e bashkuar. Kjo betejë është për Republikën e bashkuar. Ose këtë tjetrin opsion s’mund ta imagjinojë sepse është shumë i keq. Është shtet i ndarë. Për shumë kohë ka qenë i ndarë. Kosova prej 99-ës kështu dyqysh ka funksionuar. Edhe ajo ka qenë iluzore në vitin 2008 dhe 2011, sepse u pa që këta kur do ta zbatosh ligjin dhe kushtetutshmërinë atëherë e sheh fytyrën e vërtetë të Listës Serbe. Ata i kanë pasë kryetarët e komunave atje, por kjo s’do të thotë që kanë punuar për shtetin e Kosovës. Në momentin kur u qartësua situata e treguan fytyrën e vërtetë. Shkuan te Vuçiçi atje gatitu dhe i përgatitën grupet e tyre për të gjuajtur shok-bomba. D.m.th, në fund të fundit, ata i përgjigjen Beogradit. Ne nuk kemi zgjidhje tjetër”, tha Konjufca në një intervistë për T7.

Gjithashtu, ai tha se Kosova duhet ta bindë bashkësinë ndërkombëtare për karakterin unitar të Kosovës dhe këtë e cilësoi si betejën më të madhe të Kosovës që nga vitit 1999.

tensione në veri të kosovës glauk konjufca

Sondazh

Poll

Bota 4 Korrik 2023, 19:41 Dosja.al

Beteja e Titanëve: Telco Vs Big Tech

Foto ilustruese Besoj se të gjithë tashmë jemi mësuar dhe biem dakort me shprehjen se “Ritmi i zhvillimit teknologjik në vit...