Bota

Trazirat në Francë për vrasjen e 17-vjeçarit! Bizneset përballen me pasojat e para, 1 miliard euro dëme

Sipas shoqatës MEDEF protestuesit kanë plaçkitur 200 dyqane dhe kanë shkatërruar 300 degë bankash dhe 250 dyqane më të vogla. 

4 Korrik 2023, 19:38 Nga f.i
Trazirat në Francë për vrasjen e 17-vjeçarit! Bizneset
foto ilustruese

FRANCË- Një javë me trazira për vrasjen e 17-vjeçarit nga oficeri i policisë, të cilat pasuan pas protestave dhe grevave për reformat e pensioneve në Francë, bizneset në vend po përballen me pasojat e një jave të trazirave. Protestat e dhunshme kanë shkaktuar tashmë më shumë se 1 miliard euro dëme, raporton CNN.

Sipas shoqatës MEDEF protestuesit kanë plaçkitur 200 dyqane dhe kanë shkatërruar 300 degë bankash dhe 250 dyqane më të vogla. 

Qeveria franceze po shqyrton gjithashtu mënyra për të ndihmuar bizneset më të prekura nga trazirat,ku po shikohet anulimin ose shtyrjen e kontributeve dhe taksave të sigurimeve shoqërore.

protesta ne france

Sondazh

Poll