Bota

Analiza e "N1": Perëndimi e ka humbur durimin! SKENARËT si mund të duket Republika Srpska pa Dodik

Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe, Gjermania, Franca dhe Italia po humbasin durimin. Tani, për herë të parë, ata janë të bashkuar në mendimin se Dodik ka kaluar vijën e kuqe.

4 Korrik 2023, 19:22 Nga f.i.
Analiza e "N1": Perëndimi e ka humbur durimin! SKENARËT si
Milorad Dodik

BOSNJE HERCEGOVINË- Për herë të parë, vendet udhëheqëse të Perëndimit kanë filluar seriozisht të zhvillojnë skenarë se si mund të dukej entiteti Republika Srpska (RS) i Bosnjës pa Presidentin aktual të entitetit Milorad Dodik, që është një shenjë e qartë e mbështetjes që Përfaqësuesi i Lartë Christian Schmidt të largohet, shkruan media serbe N1.

Në artikullin e medias serbe, i cili shërben si filial i CNN-it në Beograd, thuhet se Schmidt ka mbështetjen e plotë të Perëndimit për ta rritur presionin ndaj Dodikut në mënyrë që të jetë e qartë se ai do të largohet nga jeta politike dhe e vetmja mënyrë për të parandaluar që kjo të ndodhë është që ai t’i ndalojë urgjentisht aktivitetet antishtetërore.

Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe, Gjermania, Franca dhe Italia po humbasin durimin. Tani, për herë të parë, ata janë të bashkuar në mendimin se Dodik ka kaluar vijën e kuqe dhe se veprimet e tij antikushtetuese nuk mund të mbeten pa u ndëshkuar, sepse me veprimet e tij të paarsyeshme dhe të rrezikshme kërcënon paqen dhe strukturën e Dejtonit. 

Ndërsa Washingtoni, Londra, Berlini, Parisi dhe Roma zyrtare, përfaqësuesit e të cilëve punojnë së bashku brenda Quintit, janë pjekur në besimin se sanksionet amerikane dhe britanike të miratuara më parë kundër Dodikut nuk i ndaluan përpjekjet e tij për ta përmbysur shtetin dhe se është një fazë e re për veprime më të drejtpërdrejta me qëllim të ruajtjes së integritetit territorial dhe Kushtetutës së BeH, Brukseli zyrtar është ende në mëdyshje dhe nuk ka një qëndrim të qartë.

Megjithëse Turqia mbështet vendimet e fundit të përfaqësuesit të lartë të bashkësisë ndërkombëtare, nuk është e qartë se cili është qëndrimi i Turqisë ndaj rrëzimit të Dodikut. 

Christian Schmidt dy ditë më parë anuloi Ligjin për moszbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese të BeH në RS, i cili u miratua së fundmi. Schmidt njoftoi gjithashtu ndryshime në Kodin Penal të Bosnjë-Hercegovinës në atë mënyrë që veprimet që cenojnë rendin kushtetues të Bosnjë-Hercegovinës do të trajtohen si vepër penale.

milorad dodik

Sondazh

Poll