Bota

Arritje në Malajzi! Anulohet dënimi i detyrueshëm me vdekje

Reforma ka të bëjë, ndër të tjera, me krimet e tradhtisë së lartë, vrasjeve, rrëmbimeve dhe trafikun e drogës. Deri më sot, gjyqtarët ishin të detyruar të shqiptonin dënimin me vdekje për të akuzuarit për krime të tilla.

4 Korrik 2023, 19:34 Nga k.m.
Arritje në Malajzi! Anulohet dënimi i detyrueshëm me vdekje
Foto ilustruese

KUALA LUMPUR- Malajzia ka hequr dënimin e detyrueshëm me vdekje për një sërë krimesh. Ligji është publikuar më 30 qershor në Gazetën e Qeverisë, i nënshkruar nga ministrja e Drejtësisë Azalina Othman Said, por ka hyrë në fuqi sot (4 korrik).

Reforma ka të bëjë, ndër të tjera, me krimet e tradhtisë së lartë, vrasjeve, rrëmbimeve dhe trafikun e drogës. Deri më sot, gjyqtarët ishin të detyruar të shqiptonin dënimin me vdekje për të akuzuarit për krime të tilla. Sipas ligjit të ri, në vend të dënimit me vdekje, u takon gjyqtarëve të shqiptojnë dënime me shumë vite burg (p.sh. 30-40 vjet) .

Malajzia vendosi një moratorium për ekzekutimet në vitin 2018, por meqenëse ligji që parashikonte dënimin e detyrueshëm me vdekje për krime të caktuara, gjyqtarët vazhduan t'i dënonin kriminelët "me vdekje". Megjithatë i ekzekutimi i fundit me vdekje ndodhi në vitin 2017.

malajzi

Sondazh

Poll